☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▲ +1.02% ETH $2,274 ▲ +1.3% XRP $1.2537 ▲ +0.56% SOL $95.7100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE detyron etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

BRUKSEL, 28 korrik /ATSH-AFP/- Nga kjo e diel, Bashkimi Evropian do të zbatojë një fazë të re të Aktit për Inteligjencën Artificiale (AI Act), duke detyruar kompanitë të etiketojnë përmbajtjen e krijuar ose të manipuluar nga inteligjenca artificiale.

Qëllimi është që qytetarët të kuptojnë menjëherë nëse një tekst, imazh, video apo audio është krijuar nga AI apo është autentik.

 Rregullat kërkojnë që sistemet e inteligjencës artificiale, si chatbot-ët, të identifikohen qartë si të tillë. Po ashtu, përmbajtja e gjeneruar nga IA duhet të shoqërohet me etiketa ose shenja të dallueshme, si watermark-e dixhitale apo forma të tjera identifikimi.

Kompanitë që nuk respektojnë këto kërkesa mund të përballen me gjoba të larta.

Një shqetësim i madh për BE-në janë deepfake-et, tekste, fotografi, video ose regjistrime zanore që duken reale, por janë krijuar ose manipuluar me inteligjencë artificiale.

Sipas zyrtarëve evropianë, IA po e bën gjithnjë e më të vështirë dallimin mes përmbajtjes së vërtetë dhe asaj sintetike, duke rritur rrezikun e dezinformimit në shkallë të gjerë.

Rregullat zbatohen për përmbajtjen e krijuar për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi i IA për nevoja thjesht personale nuk preket.

Gjithashtu, tekstet që informojnë publikun për çështje me interes të përgjithshëm do të duhet të etiketohen nëse janë gjeneruar nga IA pa mbikëqyrje editoriale njerëzore.

Sistemet ekzistuese kanë afat deri më 2 dhjetor për t’u përshtatur me kërkesat e reja, ndërsa veprat artistike, satirike, krijuese ose fiksionale përfitojnë nga disa përjashtime.

Kompanitë e mëdha teknologjike kanë nisur tashmë zbatimin e këtyre praktikave. TikTok kërkon prej vitesh që krijuesit të etiketojnë përmbajtjen e gjeneruar nga IA, ndërsa Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram.

Edhe Google ka nënshkruar kodin evropian të transparencës për IA dhe po zhvillon mjete të reja për identifikimin dixhital të përmbajtjes së krijuar nga inteligjenca artificiale, megjithëse paralajmëron se mbingarkesa me etiketa mund të krijojë konfuzion për përdoruesit./   /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.