BRUKSEL – Von der Leyen: BE e pranishme në bisedimet e Abu Dabit
BRUKSEL, 9 nëntor /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm, së bashku me partnerët tanë, në bisedimet që do të zhvillohen këtë javë në Abu Dabi, bëri të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Ajo njoftoi gjithashtu për një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në prag të vizitës së saj në rajonin e Detit të Zi.
”Diskutuam për përpjekjet aktuale për paqe dhe për bisedimet e kësaj jave në Abu Dabi, ku BE-ja do të jetë e pranishme së bashku me partnerët tanë”, shkroi Von der Leyen.
”Sot do të nis një vizitë në rajonin e Detit të Zi”, theksoi ajo./ /Ad.Ab./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.