☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,412 ▲ +0.78% ETH $2,108 ▼ -0.54% XRP $1.3587 ▼ -0.04% SOL $86.0100 ▼ -0.09%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Rajoni

Bugajski: Clinton do të ishte më e mirë për Ballkanin dhe Kosovën

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Janusz Bugajski, nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane, me seli në Washington, thotë se Hillary Clinton do të ishte shumë më e mirë për Ballkanin, për rajonin dhe Kosovën, pasi ajo, jo vetëm që do ta vazhdonte politikën e presidentit Obama, por ajo do të dëshironte që ta arrinte kompletimin e misionit.

 Fillimisht dua t’ju pyes për zgjedhjet presidenciale amerikane. Shumë ekspertë dhe analistë thonë se nuk kanë parë garë të këtillë të ashpër dhe të paqartë, sikur kjo ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit. Si do t’i përshkruanit ju këto zgjedhje?

Janusz Bugajski: Janë zgjedhje të pazakonshme sepse të dy kandidatët janë ekstremisht jo të popullarizuar. Mendoj se çfarëdo kandidati tjetër republikan me gjasë do ta mundte Hillary Clintonin, ndërsa nga ana tjetër, pothuajse secili kandidat demokrat do ta mundte lehtë Donald Trumpin.

Ne e kemi një garë që, para së gjithash, është e dy kandidatëve jo të popullarizuar. E dyta, ka shumë sulme personale, në masë të madhe të prodhuara nga Trumpi, dhe e treta, fokus i pamjaftueshëm në çështje politike. Por, mendoj se zgjedhjet aktualisht janë shumë të gjata, pasi po vazhdojnë prej votimeve partiake dhe mendoj se shumë amerikanë janë të ngopur me to.

 Kuptohet, si çdokund në botë, interesim i madh për këto zgjedhje mbretëron edhe në Ballkan dhe Kosovë. Meqë nuk ka pasur deklarata direkte nga të dy kandidatët për çështjen e Kosovës dhe Ballkanit, çka mund të presim nëse Hillary Clinton ose Donald Trump bëhen president të Shteteve të Bashkuara?

Janusz Bugajski: Mendoj se është shumë e qartë se Hillary Clinton do të ishte më e mirë për Ballkanin, për rajonin dhe Kosovën, pasi ajo, jo vetëm që do ta vazhdonte politikën e presidentit Obama, por ajo do të dëshironte ta arrinte kompletimin e misionit. Me fjalë të tjera, ta ndihmojë Kosovën të lëvizë në institucionet ndërkombëtare, të ketë siguri për shtet funksional, përpjekje për luftim të korrupsionit, pastaj përpjekje për kufizim të ndikimit rus në rajon.

Derisa presidenca Trump është shumë e paqartë, shumë e paparashikuar. Besohet se ai kishte lidhje të afërta biznesore me Rusinë, ai u është shmangur kritikave ndaj Putinit, ai e ka përshkruar NATO-n si potencialisht të vjetëruar… Pra, ka shumë frikë se presidenca Trump, aktualisht, do t’i kthente prapa disa nga përfitimet që janë bërë në rajon gjatë 10 viteve të kaluara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.