☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Bujqësia në RMV, me shumë investime, pak prodhim vendor dhe rritje e importeve

Nga viti 2008 deri në vitin 2024, në bujqësi janë investuar rreth 1,9 miliardë euro, thotë profesori Dragi Dimitrieski, edhe pse 70% e produkteve bujqësore që konsumojnë qytetarët importohen nga jashtë.

Nga viti 2008 deri në vitin 2024, në bujqësi janë investuar rreth 1,9 miliardë euro, thotë profesori Dragi Dimitrieski, edhe pse 70% e produkteve bujqësore që konsumojnë qytetarët importohen nga jashtë.

Nëse në vitet ’90 kapacitetet e tokës së punueshme ishin mbi 660.000 hektarë, sot ato janë për 150.000 hektarë më pak, përkatësisht vetëm 515.000 hektarë.

“Mesazhi im është se jo gjithmonë i kemi investuar fondet në mënyrë të përshtatshme. Ne kemi produktivitet të ulët. Në krahasim me BE-në, pothuajse kudo mbetemi të paktën për gjysmën e rendimenteve që janë atje, përveç në vreshtari dhe te mollët”, deklaroi Dragi Dimitrieski – profesor.

Maqedonia e Veriut ka bilanc negativ si në import ashtu edhe në eksport të ushqimit. Vitin 2024, vendi e ka përfunduar me rreth 470 milionë euro bilanc negativ në eksport dhe import të produkteve bujqësore-ushqimore.

“Ne tashmë po e humbim konkurrueshmërinë edhe aty ku ishim konkurrues dhe gjithnjë e më shumë po importojmë produkte bujqësore nga jashtë. Produktet bazë bujqësore nuk i përmbushim me prodhim vendor, duke filluar nga gruri; vaji pothuajse nuk kemi prodhim tonin; mishi, qumështi. E gjithë kjo vjen nga importi. Për fat të keq po rritet importi edhe i produkteve të perimeve, ku për një kohë ishim të njohur në rajon dhe më gjerë”, tha Dragi Dimitrieski – profesor.

Ekspertët thonë se ka disa arsye për këtë: interes i ulët për t’u marrë me bujqësi, si numër i vogël i të rinjve në zonat rurale.“Fokusi ynë duhet të jetë i orientuar drejt prodhuesve të vegjël bujqësorë dhe fermave të vogla bujqësore, që dominojnë në vendin tonë dhe që janë thelbi i sektorit bujqësor. Por problemet janë të mëdha. Sfida e dytë dhe e madhe është mungesa e fuqisë punëtore, shpopullimi i zonave rurale, që imponojnë sfida shtesë, veçanërisht për hartuesit e politikave: pra ku t’i orientojnë politikat, si t’i mbajmë të rinjtë në zonat rurale, si të krijojmë politika që do të jenë të dedikuara për fermerët e vegjël”, theksoi Ivana Janeska Stamenkoska – agroekonomiste.

Ekspertët vlerësojnë se nevojitet një qasje më serioze në krijimin e politikave bujqësore, si dhe ndryshim në strukturën e mbështetjes së sektorit bujqësor./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.