☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,770 ▲0.06%
DOW 51,998 ▼0.1%
NASDAQ 27,226 ▲0.38%
NAFTA 90.79 ▼1.71%
ARI 4,376 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,216 ▲ +0.91% ETH $2,754 ▲ +0.83% XRP $1.5819 ▲ +6.26% SOL $117.7300 ▼ -0.41%
S&P 500 7,770 ▲0.06 % DOW 51,998 ▼0.1 % NASDAQ 27,226 ▲0.38 % NAFTA 90.79 ▼1.71 % ARI 4,376 ▼0.19 % S&P 500 7,770 ▲0.06 % DOW 51,998 ▼0.1 % NASDAQ 27,226 ▲0.38 % NAFTA 90.79 ▼1.71 % ARI 4,376 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Byroja Kombëtare e Hetimit reagon ndaj akuzave të Gazment Bardhit: Rekrutimi i punonjësve, në bazë të ligjit

Byroja Kombëtare e Hetimit, përmes një deklarate zyrtare, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit demokrat Gazment Bardhi, për rekrutimin e punonjësve në institucionin e hetimit.
Në seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë, datë 20.07.2023, Deputeti i Partisë Demokratike Z. Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij ka përmendur Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke aluduar mbi procesin e rekrutimit të saj dhe

Lidhur me komentet për rekrutimin dhe nxjerrjen e sekretit gjatë kryerjes së detyrës, Byroja Kombëtare e Hetimit thotë se rekrutimi i punonjësve bëhet në përputhje me ligjin:

Procesi i rekrutimit të gjithë punonjësve, në zbatim të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, duke filluar që nga Drejtori i BKH-së, kalon në disa faza të detajuara, të mirëpërcaktuara nga një Komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, dhe dy Prokuror të Posaçëm, si dhe është monitoruar në çdo fazë nga një Komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale të caktuar nga misionet e SHBA -së dhe BE-së.

Byroja Kombëtare e Hetimit gjatë kryerjes së detyrës udhëhiqet nga misioni për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, në mënyrë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, me kryefjalë ”ruajtjen e sekretit për çdo veprim që kryen “, në bazë të ligjeve në fuqi.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit i ka të parashikuara në ligj shumë qartë detyrat funksionale përsa i përket pjesës hetimore dhe asaj administrative e organizative. Parashikimet ligjore nuk i japin të drejtë Drejtorit të BKH-së të njihet, marrë apo të kërkojë informacion mbi hetime, kur nuk është vetë i përfshirë në kryerjen e veprimeve si hetues.

Byroja Kombëtare e Hetimit si një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme, nga fillimi i funksionimit të saj ka treguar integritet, paanshmëri, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit të saj, kjo e shprehur edhe me rezultatet e deritanishme.

Garantojmë opinionin publik se çdo dyshim keqdashës i pabazuar që cenon imazhin e institucionit nga cilido dhe kudo, nuk do të na pengojë dhe as do të ndikojë në përmbushjen e detyrimeve tona ligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.