☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 98.16 ▼5.72%
ARI 3,927 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,154 ▲ +0.28% ETH $2,297 ▲ +1.35% XRP $1.2617 ▲ +0.8% SOL $94.8900 ▼ -0.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 98.16 ▼5.72 % ARI 3,927 ▲0.72 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 98.16 ▼5.72 % ARI 3,927 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
roze

“Çdo përvojë është e ndryshme”, Barbara Palvin përgjigjet pas kritikave për rikthimin në pasarelë

“Çdo përvojë është e ndryshme”, Barbara

Modelja e njohur Barbara Palvin ka folur për reagimet e shumta që mori pas pjesëmarrjes në sfilatën e Victoria’s Secret,vetëm gjashtë javë pasi u bë nënë për herë të parë. Ndërsa disa e përgëzuan për rikthimin e shpejtë në pasarelë, të tjerë menduan se ajo duhej të qëndronte më gjatë në shtëpi për t’u rikuperuar pas lindjes.

“Reagimet kanë qenë 50 me 50. Disa njerëz u gëzuan që u riktheva, ndërsa të tjerë mendonin se ndoshta duhej të pushoja në shtëpi”, u shpreh modelja.

Ajo theksoi se çdo grua e përjeton ndryshe periudhën pas lindjes dhe se nuk duhet të ketë krahasime mes nënave.

“Përvoja e secilës pas lindjes është e ndryshme dhe kjo është thjesht përvoja ime”, shtoi ajo.

Modelja pranoi se vëmendja e madhe dhe komentet e shumta e kishin bërë të ndihej e mbingarkuar. Megjithatë, ajo theksoi se ndihet me fat që ka pasur mbështetjen e bashkëshortit dhe familjes gjatë kësaj periudhe.

“Jam me fat që kam mbështetjen e bashkëshortit dhe familjes sime, të cilët më ndihmuan të arrija deri aty”, tregoi Palvin.

Ajo kishte edhe një mesazh për të gjitha gratë që janë bërë nëna së fundmi: “Mos kini frikë të kërkoni ndihmë”.

Edhe aktori Dylan Sprouse foli për rikthimin e bashkëshortes në pasarelë dhe nuk i kurseu fjalët e krenarisë për të. Ai u bë viral gjatë sfilatës së Victoria’s Secret, pasi u filmua duke u ngritur në këmbë dhe duke duartrokitur me entuziazëm Barbara-n, ndërsa ajo parakalonte në pasarelë.

Duke komentuar vëmendjen që mori për këtë gjest, aktori tha se mbështetja ndaj partnerit nuk duhet të konsiderohet diçka e jashtëzakonshme.

“Jam krenar sa më shumë që mund të jem. Është diçka e vështirë për t’u bërë”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.