☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.43 ▼1.91%
ARI 4,058 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,170 ▼ -1.5% ETH $1,862 ▼ -1.31% XRP $1.0910 ▼ -1.92% SOL $73.8000 ▼ -3.07%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.43 ▼1.91 % ARI 4,058 ▲0.19 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.43 ▼1.91 % ARI 4,058 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Politika

Çepani: Rama nuk i ka dëgjuar shqiptarët, nuk veproi për kërkesat e tyre

Aktivistja Edlira Çepani, një nga pjesëmarrëset në protestat në shesh, ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kryeministri Edi Rama nuk i ka dëgjuar qytetarët shqiptarë, pasi nuk ka vepruar konkretisht për kërkesat e tyre.

“Jam një nga njerëzit që është në atë shesh. Nuk duheshin mbajtur qytetarët 53 ditë rresht në shesh, sepse kemi halle, kemi probleme, duhet edhe të punojmë e të kemi me fëmijë të moshuar, me sëmundje, pa sëmundje. Janë të gjithë aty në shesh që realisht po sakrifikojnë”, tha Çepani.

Ajo theksoi se protestuesit nuk po bëjnë një “xhiro bulevard”, por një sakrificë të përditshme për të kërkuar që fjala e tyre të dëgjohet.

“Ju shpesh herë media e konsideron si një xhiro bulevard, po ne që jemi aty e dimë që ajo nuk është një xhiro bulevard, është një sakrificë e përditshme atyre qytetarëve të cilët duan që të dëgjohet fjala e tyre, ashtu siç kanë të drejtën për t’u dëgjuar si qytetarë të këtij vendi”, u shpreh aktivistja.

Çepani bëri dallimin midis dëgjimit me fjalë dhe dëgjimit me vepra: “Nuk e ka dëgjuar për sa kohë nuk po vepron në mënyrën se si qytetarët kërkojnë. Pra, e njëjta, një gjë është ta dëgjosh me retorikë dhe ta adresosh që ‘ok, po ju dëgjoj’, dhe tjetra është që institucionet të adresojnë këtë gjë me vepra. Pa parë vepra, ne nuk mund të themi i dëgjoi apo jo. Veprat janë ato që tregojnë a e dëgjon një administratë e caktuar, një qeveri e caktuar apo një parlament i caktuar kërkesat e këtyre qytetarëve.”

Ajo sqaroi se kërkesat fillimisht kishin të bënin me një projekt të caktuar, por më pas u zgjeruan në kërkesa politike dhe ligjore. Çepani përmendi nevojën për rishikim të ligjit për investitorët strategjikë (ligji 212/24), duke iu referuar edhe deklaratave të eurodeputetëve dhe liderëve europianë si Marta Kos.

“Kur këto gjëra të futen në procedurë, të jenë për t’u votuar në parlament dhe të votohen në parlament, atëherë qytetarët do të ndjehen të dëgjuar”, tha ajo.

Aktivistja gjithashtu u shpreh se, pavarësisht etiketimeve, sharjeve dhe intimidimeve individuale ndaj protestuesve, qytetarët në shesh po tregojnë pjekuri.

“Me fjalë, thashë, ne kemi dëgjuar edhe fjalë shumë të këqija… për mendimin tim ata shqiptarë që janë në shesh janë shumë më europianë sesa shumë europianë që kemi parë nëpër protesta të ndryshme”, përfundoi Edlira Çepani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.