🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,031 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,132 ▼ -0.38% ETH $2,316 ▼ -0.97% XRP $1.2961 ▼ -0.12% SOL $100.7100 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Çfarë ndodhi pak minuta para seancës? Urdhri i Berishës që largoi deputetët e PD-së nga Kuvendi

Një detaj në dukje i parëndësishëm, por i dyshimtë, ra në sy sot, pak minuta para nisjes së seancës plenare.

Teksa një grup protestuesish ishin mbledhur para Kuvendit për të hedhur serinë e vezëve dhe miellit kundër deputetëve, një njoftim i beftë doli nga selia e PD-së: mediat u lajmëruan se ajo nuk do të merrte pjesë në seancë.

Deputetë të PD, si Tomor Alizoti, Aurel Bylykbashi, apo Xhelal Mziu e Eno Bozdo, të cilët sapo kishin mbërritur në Kuvend, u detyruan të bënin prapakthehu me urdhër të Sali Berishës, duke u ngujuar në selinë blu. Arsyeja zyrtare e tërheqjes? PD-së i kishte “mbetur qejfi” pse PS nuk do të diskutonte në këtë seancë kërkesat e protestuesve e për këtë arsye, PD kishte vendosur të mos merrte pjesë. Një alibi, e cila nuk qëndron sepse kalendari i punimeve të Kuvendit ishte vendosur ditë më herët dhe në të nuk parashikohej seancë debati për kërkesat e protestuesve.

Një tjetër detaj që i shtohet dyshimit është se, në mëngjes deputetët e PD-së ishin mbledhur fillimisht në selinë blu, me qëllimin për t’u paraqitur në Kuvend.

Po atëherë, çfarë ndryshoi në ato pak minuta?

Frikë nga protestuesit me bikerina vezësh, apo vetë PD-ja kontribuoi për organizimin e akteve të dhunës që pamë më pas para Kuvendit, falë grupit të saj të molotovarëve?

/TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.