⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.55 ▼1.27%
ARI 4,202 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,180 ▲ +0.5% ETH $2,498 ▼ -1.34% XRP $1.3600 ▼ -2.24% SOL $106.2300 ▼ -3.74%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.55 ▼1.27 % ARI 4,202 ▲0.27 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.55 ▼1.27 % ARI 4,202 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kosova

Çka po ndodh me LDK-në? Rashiti: Dobësimi i saj dëmton gjithë Kosovën

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, i ka cilësuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës si shqetësuese, duke vlerësuar se dobësimi i saj ka pasoja për përfaqësimin politik dhe zhvillimin e vendit. Sipas tij, problemet e LDK-së burojnë kryesisht nga vetë partia, e cila duhet të angazhohet për rikonsolidim, shkruan Telegrafi.

Duke folur në “Përballje Podcast”, Rashiti ka theksuar se Kosovës i nevojiten katër-pesë parti të fuqishme në Parlament, për të ruajtur përfaqësimin dhe balancat që kërkon sistemi proporcional.

Në këtë kontekst, ai ka veçuar gjendjen në LDK si një nga zhvillimet më dëshpëruese të dy viteve të fundit.

“Dëshpërimi i këtyre dy viteve të fundit janë zhvillimet politike në LDK. LDK-ja është e cenuar. Por është e cenuar nga vetvetja, nuk është e cenuar nga dikush tjetër”, ka deklaruar Rashiti, shkruan Telegrafi.

Ai ka vlerësuar se vështirësitë e partisë nuk mund të shpjegohen vetëm përmes ndikimeve të jashtme, duke e vendosur përgjegjësinë kryesisht brenda saj.

Sipas Rashitit, zhvillimet që e dobësojnë LDK-në nuk i dëmtojnë vetëm strukturat dhe mbështetësit e saj, por edhe vendin në tërësi.

“Këto janë të dëmshme për LDK-në, por janë të dëmshme për vendin, për neve, për mua. LDK-ja përfaqëson pothuajse e vetme politikën e djathtë, qendrën e djathtë të politikës së zhvillimit dhe politikë-bërjes”, ka thënë ai.

– YouTube www.youtube.com

Rashiti e ka lidhur rëndësinë e LDK-së me përfaqësimin e së djathtës dhe qendrës së djathtë në skenën politike të Kosovës. Sipas tij, ky orientim mbetet i rëndësishëm për zhvillimin institucional, politik dhe ekonomik.

Megjithatë, Rashiti ka theksuar se rëndësia e këtij orientimi nuk i përjashton gabimet dhe problemet brenda partisë.

“Ka shumë gabime në atë subjekt politik. Ka probleme. Por, megjithatë, si ideologji politike është shumë e rëndësishme për Kosovën, për të ardhmen e Kosovës dhe zhvillimin institucional, politik e ekonomik të Kosovës”, është shprehur Rashiti.

Ai ka paralajmëruar se rënia e LDK-së ka pasoja më të gjera për qytetarët dhe për sistemin politik.

“Ne të gjithë pësojmë nga rënia dhe degradimi i LDK-së. Nuk duam që LDK-ja të shuhet, të dëmtohet siç po e dëmton vetveten kryesisht”, ka thënë ai.

Pavarësisht kritikave, Rashiti sheh potencial për rikonsolidimin e LDK-së. Ai ka përmendur strukturën e partisë dhe vullnetin e të rinjve për t’iu bashkuar si burime që mund ta ndihmojnë në këtë proces.

“Ka potencial shumë që të bëhet subjekt i fuqishëm”, është shprehur Rashiti, duke kërkuar që LDK-ja t’i shfrytëzojë këto mundësi për një rikthim politik dhe për forcimin e përfaqësimit të së djathtës në Kosovë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.