☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,560 ▲0.21%
DOW 52,711 ▲0.39%
NASDAQ 26,168 ▲0.23%
NAFTA 78.82 ▼0.66%
ARI 4,065 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $65,350 ▲ +1.65% ETH $1,932 ▲ +2.78% XRP $1.1247 ▲ +1.95% SOL $78.1300 ▲ +1.04%
S&P 500 7,560 ▲0.21 % DOW 52,711 ▲0.39 % NASDAQ 26,168 ▲0.23 % NAFTA 78.82 ▼0.66 % ARI 4,065 ▼0.12 % S&P 500 7,560 ▲0.21 % DOW 52,711 ▲0.39 % NASDAQ 26,168 ▲0.23 % NAFTA 78.82 ▼0.66 % ARI 4,065 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Bota

DAMASK – Siria arreston ish-kreun e qendrës kërkimore për armët kimike

DAMASK, 15 korrik /ATSH-DPA/- Forcat e sigurisë siriane kanë arrestuar ish-drejtuesin e Qendrës për Studime dhe Kërkime Shkencore (SSRC), Ahmed Habib Ali, i cili akuzohet se ka mbikëqyrur programin e armëve kimike të Sirisë gjatë qeverisë së mëparshme, njoftoi sot Ministria e Brendshme.

Ministria bëri të ditur se njësitë e saj në provincën perëndimore Latakia, arrestuan kolonelin Ahmed Habib Ali, një specialist i armëve kimike nga qyteti Harf al-Mseitera, në zonën rurale të Qardahas.

Sipas deklaratës zyrtare, Ali ka drejtuar Qendrën për Studime dhe Kërkime Shkencore (SSRC) dhe ka qenë përgjegjës për rezervat e gazit sarin dhe për prodhimin e armëve kimike.

Ministria tha se hetimet paraprake tregojnë se, Ali ka mbikëqyrur prodhimin e rreth 20 bombave të mbushura me gaz sarin, secila me peshë rreth 250 kilogramë, të cilat dyshohet se janë përdorur në sulme kundër qyteteve dhe qytezave siriane gjatë periudhës 2013–2017.

Ajo shtoi se hetimet po vazhdojnë për të dokumentuar të gjitha krimet, që i atribuohen të dyshuarit, përpara se çështja të dërgohet në organet kompetente të drejtësisë.

Burime pranë Ministrisë së Brendshme thanë se, forcat e sigurisë e arrestuan Ali pas një operacioni vëzhgimi dhe grumbullimit të informacioneve.

Sipas tyre, emri i tij u gjet në dokumente të sekuestruara në disa qendra kërkimore dhe objekte ku prodhoheshin armë kimike, pas rënies së qeverisë së mëparshme.

Qeveria e mëparshme siriane, nën drejtimin e Bashar al-Assad, është akuzuar prej kohësh nga opozita siriane dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, se ka përdorur armë kimike, gjatë sulmeve në zonën Ghouta, pranë Damaskut, si dhe në Homs dhe Idlib, duke vrarë dhe plagosur qindra civilë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) me seli në Hagë, ka deklaruar disa herë se Forcat Ajrore Siriane kanë qenë përgjegjëse për sulme me bomba, që përmbanin gaz sarin dhe klor. Qeveria e al-Assad i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. /

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.