🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,272 ▲ +1.55% ETH $1,742 ▲ +2.15% XRP $1.1533 ▲ +1.78% SOL $73.5100 ▲ +6.09%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
21 Jun 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Dardanët kryejnë stërvitjen zyrtare në Pragë, Foda kërkon lojë të guximshme ndaj Çekisë





May 2026
M T W T F S S
  1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

May 30, 2026

Dardanët kryejnë stërvitjen zyrtare në Pragë, Foda kërkon lojë të guximshme ndaj Çekisë


Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “epet ARENA” në Pragë, në prag të ndeshjes miqësore kundër Republikës së Çekisë, e cila zhvillohet të dielën nga ora 16:00. Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët dardanë i dhanë dorën e fundit përgatitjeve për këtë sfidë, duke punuar me përkushtim maksimal dhe në atmosferë shumë pozitive.

Në konferencën për media të mbajtur para stërvitjes zyrtare, përzgjedhësi Franco Foda theksoi se, pavarësisht mungesave, Kosova do të futet në këtë ndeshje me synim për të treguar paraqitje të mirë, lojë të guximshme dhe qasje sulmuese.

“Ne duam thjesht të tregojmë se mund të qëndrojmë dhe të konkurrojmë edhe kundër skuadrave shumë të mira. Edhe pse kemi disa mungesa të rëndësishme dhe bëhet fjalë vetëm për ndeshje miqësore sigurisht që nesër do të përpiqemi ta fitojmë këtë sfidë dhe të tregojmë paraqitje të mirë. Ne duam të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme në shtator dhe për këtë arsye pres nga skuadra ime paraqitje të guximshme dhe me kurajë që nga minuta e parë”, u shpreh Foda.

Përzgjedhësi gjerman vlerësoi lart kundërshtarin e radhës, duke theksuar se Republika e Çekisë është një ekip me cilësi dhe përvojë, por shtoi se Kosova duhet të shfaqë në fushë punën e bërë gjatë ditëve të fundit.

“Kemi afruar edhe disa lojtarë të rinj dhe që nga e mërkura jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. Stërvitjet kanë qenë shumë të mira. Kemi punuar me intensitet të lartë dhe jemi përgatitur mirë taktiksht për kundërshtarin dhe tani do të jetë e rëndësishme që nesër këtë ta zbatojmë në fushë”, theksoi Foda.

Krahas përzgjedhësit, në konferencë për media foli edhe sulmuesi Albion Rrahmani, për të cilin kjo ndeshje ka një domethënie të veçantë, pasi zhvillohet në stadiumin ku ai luan me klubin e tij, Sparta Pragë.

Rrahmani tha se njohja e futbollit çek dhe e shumë prej lojtarëve të kundërshtarit mund të jetë një përparësi për të dhe për ekipin.

“Është më e lehtë për mua kur e di mënyrën se si zhvillohen ndeshjet në kampionatin çek dhe si luan Kombëtarja e Çekisë. I njoh pothuajse të gjithë lojtarët e tyre dhe shpresoj të bëj një paraqitje të mirë. Jam përshtatur mirë me stilin e lojës këtu dhe besoj se kjo mund të më ndihmojë”, deklaroi Rrahmani.

Sulmuesi dardan shtoi se rikthimi në “epet ARENA” me fanellën e Kosovës është motiv shtesë.

“Është ndjenjë shumë e mirë të luash në këtë stadium, të cilin e njoh mirë. Sigurisht që është motiv shtesë për mua. Nëse më jepet mundësia nga trajneri, do të jap maksimumin dhe pse jo, të shënoj”, shtoi ai.

Kosova në këtë grumbullim ka disa mungesa për shkak të lëndimeve dhe arsyeve personale, por në kamp janë përfshirë edhe emra të rinj, si Valmir Matoshi, Rilind Nivokazi dhe Dardan Shabanhaxhaj, ndërsa pjesë e ekipit është bërë edhe Betim Fazliji, i cili është rikthyer te Dardanët pas një periudhe të gjatë.

Pas miqësores me Çekinë, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë edhe ndeshjen tjetër miqësore kundër Andorrës, më 7 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00.

Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Franco Foda si test i rëndësishëm përpara fillimit të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të garojë në grup me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.