☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.95 ▼0.67%
ARI 3,990 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,906 ▲ +0.83% ETH $2,059 ▲ +0.52% XRP $1.0527 ▲ +0.37% SOL $83.5300 ▲ +0.7%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.95 ▼0.67 % ARI 3,990 ▼0.25 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.95 ▼0.67 % ARI 3,990 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Dardanët zhvillojnë stërvitjen e tretë, Avdyli dhe Kamberi besojnë në fitore ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi të mërkurën stërvitjen e tretë përgatitore për ndeshjen ndaj Izraelit, që luhet të shtunën në stadiumin "Fadil Vokrri"; Milot Avdyli dhe Lindrit Kamberi shprehen optimistë për tri pikët.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të mërkurën stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet të shtunën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00, siç njofton Futbolli.info.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Dardanët po vazhdojnë përgatitjet për këtë përballje me synimin për të shënuar fitore para tifozëve të tyre. Seanca e sotme u përqendrua kryesisht në aspektin taktik: stafi teknik punoi në organizimin e lojës në të dy fazat, atë mbrojtëse dhe atë sulmuese, si dhe në tranzicionin nga mbrojtja në sulm dhe anasjelltas.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë, ndërsa futbollistët shprehen optimistë për rezultatin e ndeshjes. Milot Avdyli vlerësoi përgatitjet e deritanishme dhe theksoi se mbështetja e tifozëve në “Fadil Vokrri” do të jetë motiv shtesë për ekipin: “Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Besoj që jemi përgatitur mjaft mirë. Taktikisht sot kemi ushtruar më shumë dhe besojmë që do të dalim me rezultat pozitiv. Duke marrë parasysh që do të luajmë para shikuesve tanë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, normalisht që do të jemi edhe më të motivuar dhe besoj që do t’ia dalim me tri pikë”.

Ndërkohë, Lindrit Kamberi, i cili i është bashkuar për herë të parë Kombëtares së Kosovës, tha se është pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët dhe se përgatitjet po shkojnë sipas planit të përzgjedhësit Foda: “Më kanë pritur shumë mirë. Shumicën e lojtarëve i kam njohur, shumicën tjetër i kam parë në televizor. Ka qenë shumë pozitive. Stërvitja ka qenë shumë e mirë. Trajneri na ka përgatitur kundër Izraelit, në aspektin defanziv dhe ofanziv, dhe besoj që jemi përgatitur për të shtunën”. Sa i përket barazimit në ndeshjen e parë kundër Izraelit në Debrecen, Kamberi theksoi se të luash në shtëpi është ndryshe dhe se Kosova ka ende kohë të përgatitet sa më mirë për këtë sfidë.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të enjten në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.