☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.02 ▼0.1%
ARI 4,174 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $86,460 ▲ +1.98% ETH $2,726 ▲ +1.42% XRP $1.5209 ▲ +2.32% SOL $121.5300 ▲ +1.53%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.02 ▼0.1 % ARI 4,174 ▲0.28 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.02 ▼0.1 % ARI 4,174 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova rrezikon humbjen e 165 milionëve nga Plani i Rritjes

Pas humbjes së 50 milionë eurove në qershor, vendi mund të mbetet pa edhe 165 milionë euro të tjera nga fondet e BE-së, nëse reformat nuk përmbyllen deri më 31 dhjetor.

Kosova rrezikon të humbasë mbi 165 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pas 50 milionëve që i humbi në qershor, nëse reformat e kërkuara nuk përmbyllen deri më 31 dhjetor nga institucione me mandat të rregullt, siç njofton Klan Kosova.

Milionat e Brukselit pritën gjatë, por koha për to po soset. Sipas ekspertit Qemajl Marmullakaj nga IKD-ja, disa prej kushteve të kërkuara është vështirë të zbatohen në situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Përveç dëmit financiar, një dështim i mundshëm vlerësohet se do t’i prishte edhe imazhin shtetit në marrëdhëniet me partnerët evropianë.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, pati deklaruar se tetë nga reformat kërkojnë miratimin e projektligjeve në Kuvend. Aty u bë e ditur se nëse Kuvendi do të jetë funksional, mjetet nuk do të humben.

Afati i fundit për përmbushjen e reformave është 31 dhjetori i këtij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.