⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.34% ETH $2,245 ▲ +0.8% XRP $1.1673 ▼ -1.24% SOL $89.9900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Debati brenda PS duhet të ketë kuptim”! Erion Braçe flet për përplasjet në parti

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar këtë të hënë “Euronews Tonight” me Mirela Milorin ka folur lidhur me situatën dhe debatet brenda PS-së. Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh se sipas tij është normale që të ketë debate që lidhen me mënyrën e ushtrimit të pushtetit. Sipas tij këto debate nuk shkaktojnë dhe nuk duhet të shkaktojnë asnjë shqetësim.

“Të flasësh edhe të bësh debat brenda Partisë Socialiste është një gjë normale. Duhet të jetë normale edhe pse ka kohë që debati i qënësishëm, debati me thelb, debati për problematika që lidhen drejtpërdrejtë me mënyrën se si ne ushtrojmë pushtetin apo me politikat që ne ndërmarrim sa kohë që jemi në pushtet, nuk bëhet, që ta themi siç është gjëja.

Ne edhe për buxhetin e shtetit e mbyllim mbledhjen e grupit duke thënë që ky është buxheti, nuk ka ndryshime në të, vazhdojmë ecim përpara. Domethënë ka kohë që grupi është për t’u njoftuar, jo për të menduar.

Kështu që të ndodhi që flet dikush, flet dikush tjetër, flet dikush tjetër. Debatohet rreth asaj që flitet e kështu me radhë, natyrisht që është e shëndetshme. Nuk është një gjë që shkakton shqetësim apo duhet të shkaktojë shqetësim. Jo, është krejt normale, duhet të ndodhë, duhet të jetë e vazhdueshme, duhet të jetë e qëndrueshme dhe natyrisht duhet të ketë produkt në fund fare.

Partia Socialiste, por edhe grupi parlamentar po bëjnë mirë një gjë, që ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka shumë mund, ka shumë sakrificë, ka shumë përkushtim, ka shumë vëmendje aty.

Po kjo nuk do të thotë që të lihen pas problematikat që janë themelore siç janë çështjet ekonomike, çështjet sociale, çështjet e tatimit, çështjet e mëdhaja të pabarazisë”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.