Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.16 ▼2.07%
ARI 4,079 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,279 ▲ +4.48% ETH $1,649 ▲ +4.9% XRP $1.0830 ▲ +4.29% SOL $82.2900 ▲ +9.98%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.16 ▼2.07 % ARI 4,079 ▼0.08 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.16 ▼2.07 % ARI 4,079 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

Deklarata e fortë e Ballës: Jo vetëm Irani dhe fqinjët, por edhe Kremlini po paguan për të destabilizuar Shqipërinë

Jo vetëm Irani dhe vendet fqinje, por edhe Kremlini po pagujanë para për të destabilizuar Shqipërinë. Këtë deklaratë bëri nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit PS Taulant Balla, i cili njoftoi se shumë shpejt mazhoranca do të dialogojë me protestuesit.

“Kush në Shqipëri nuk e beson dot se këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë duhet ta kuptojnë që kjo është jo vetëm Irani dhe vende fqinje që nuk duan ta shohin Shqipërinë në turizëm, por edhe aktorë të tjerë përfshirë edhe Kremlini”, tha Balla.

Ai theksoi se protesta është shoqëruar me elementë dhune dhe individë me precedentë penalë.

“Detyra jonë është të vijojmë përpara ta bëjmë Shqipërinë anëtare të be. Protestuesve dua të jem i drejtpërdrejt: pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit arsye legjitime për të protestuar po vjen që nga zemërimi me natyrën dhe ndaj atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit dhënë nga PS. Arsyet e sinqerta të protestës jemi gati ti dëgjojmë e reflektojmë.

Kam besim se qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove do të distancohet edhe më shumë se dje nga dhuna e mbeturinave politike e sociale që kanë marrë peng protestën. Protesta nuk ka gjë të përbashkët me këtë individë kriminalë që po përdorin protestën për qëllime të pista të inteferncave të ndikimeve të huaja”.

Deklarata e plotë e Ballës në Kuvend

Ende nuk i dimë arsyet sepse PD, ndjesë pastë, e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Kush mendon se mund t’i bëjë presion deputetëve të Kuvendit për t’i ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimin për të vijuar punën në këtë moment historik të natyrësimit në BE, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë deri në 2029, ky Kuvend do të vazhdojë të ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe do t’i qëndrojë besnik mbi 800 mijë votave që na kanë sjellë në këtë sallë.

Dënojmë aktet e dhunës të frymëzuara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Ne kemi treguar vetë pak prej tyre që janë përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut të drogës, grabitjes, dhunës. Një individ nga Lezha, njëfarë Anton Frroku, që është një ndër profilet më të paimagjinueshme të banditizmit dhe kriminalitetit në këtë protestë, i cili është në kërkim për dhunë brenda familjes, se vetëm këta mund t’i kesh ditën në protestë dhe natën dhunojnë bashkëshorten e vet. I kërkoj policisë ta gjejë menjëherë dhe t’ua tregojë flamengove të OFV-së që dalin në protesta në mbrojtje të barazisë gjinore; do mirëprisja që ndonjë të distancohej. 3 punonjës policie janë të plagosur dhe ky Kuvend nuk mund të heshtë. Gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit.

Qëndrimi i Kuvendit duhet të jetë i qartë. Këta e humbën davanë që ditën e parë. Këta nuk mund të jenë një parti që e dinë se çfarë është shteti.

Detyra jonë është të vijojmë përpara ta bëjmë Shqipërinë anëtare të be. Protestuesve dua të jem i drejtpërdrejt: pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit arsye legjitime për të protestuar po vjen që nga zemërimi me natyrën dhe ndaj atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit dhënë nga PS. Arsyet e sinqerta të protestës jemi gati ti dëgjojmë e reflektojmë.

Kam besim se qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove do të distancohet edhe më shumë se dje nga dhuna e mbeturinave politike e sociale që kanë marrë peng protestën. Protesta nuk ka gjë të përbashkët me këtë individë kriminalë që po përdorin protestën për qëllime të pista të inteferncave të ndikimeve të huaja

Kush në Shqipëri nuk e beson dot se këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë duhet ta kuptojnë që kjo është jo vetëm Irani dhe vende fqinje që nuk duan ta shohin Shqipërinë në turizëm, por edhe aktorë të tjerë përfshirë edhe Kremlini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.