Deputeti serb në Strasburg: Këshilli i Evropës të ndjekë me vëmendje të veçantë zgjedhjet në Serbi
Đorđe Stanković u bëri thirrje institucioneve evropiane që të monitorojnë nga afër zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke e mbyllur fjalimin me mesazhin: "Studentët po fitojnë".
Nënpresidenti i Lëvizjes Popullore të Serbisë dhe deputeti Đorđe Stanković i bëri thirrje në Strasburg Këshillit të Evropës që të ndjekë me vëmendje të veçantë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, raporton Danas.
Stanković, i cili është anëtar i delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bëri thirrje gjithashtu “partnerëve evropianë” që të mbështesin ndryshimet demokratike që po sjell lëvizja studentore.
Në fjalimin e tij për gjendjen e demokracisë, kushtet zgjedhore dhe krizën politike në Serbi, ai paralajmëroi për problemet që i kanë shoqëruar zgjedhjet prej vitesh: presionet ndaj votuesve, keqpërdorimin e burimeve publike, kushtet e pabarabarta mediatike dhe dyshimet për integritetin e procesit zgjedhor.
“Serbisë i duhen zgjedhje të lira dhe demokratike, pa vjedhje zgjedhore dhe pa represion”, tha ai, duke shtuar se çdo manipulim i ri zgjedhor mund ta thellojë më tej krizën politike në vend.
Fjalimin e tij e mbylli me mesazhin: “Studentët po fitojnë”, duke thënë se studentët dhe të rinjtë “e kanë zgjuar Serbinë” dhe se pas tyre qëndrojnë prindër, profesorë, punëtorë e fermerë që refuzojnë presionet politike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.