🌧️
Tiranë 13°C · Shi 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,804 ▲ +0.16% ETH $2,358 ▼ -0.77% XRP $1.3041 ▲ +1.24% SOL $102.3700 ▼ -0.05%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, deklaroi se shumica dërrmuese e shqiptarëve në diasporë i kanë besuar vizionit të kryeministrit Edi Rama dhe projektit të integrimit europian të vendit.

E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Gjuzi tha se PS ka siguruar 122 mijë vota nga diaspora, ndërsa theksoi se dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit mbështetën këtë vizion. Sipas saj, rezultati zgjedhor përbën një mandat të qartë për të vijuar punën e nisur që në vitin 2013, me fokus zhvillimin e vendit, integrimin në Bashkimin Europian dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“PS ka marrë 122 mijë vota nga diaspora. 2/3 e shqiptarëve të diasporës i besuan vizionit të Edi Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Shqiptarët kanë folur me votë do të flasin sërish në vitin 2029, deri atëherë ne si forca më e madhe duhet të bëjmë punën dhe t’u shërbejmë qytetarëve. PS i takon që të bëjë punën, që e ka nisur që në vitin 2013. Është bërë një punë shumë e madhe për një Shqipëri europiane, e cila uli çmimin e energjisë elektrike dhe synon që të bëhet eksportuese e energjisë elektrike. Një Shqipëri që sot është bërë qendër e samitesh dhe eventesh. Patjetër që ka punë që duhen zgjidhur, por është bërë një punë e jashtëzakonshme. PS e di që ka ende punë për të bërë, prandaj mandatin që shqiptarët ia dhanë synon ta çojë me punë deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Gjuzi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.