☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,788 ▲ +0.31% ETH $2,689 ▲ +1.02% XRP $1.4887 ▲ +0.98% SOL $119.8600 ▲ +1.51%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
roze

Detaje të reja nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Robin Gentry, halla e Taylor Swift, ka ndarë disa detaje nga ceremonia e martesës së këngëtares me Travis Kelce, duke e përshkruar atë si një ngjarje plot emocione.

Teksa largohej nga ceremonia me një automjet, Gentry foli shkurt për mediat, duke treguar atmosferën që mbizotëroi gjatë festës.

“Qanë, qeshën, vallëzuan, u përqafuan dhe u puthën,” tha ajo, duke iu referuar çiftit të sapomartuar.
Megjithëse nuk pranoi të zbulonte më shumë detaje, ajo konfirmoi se në festë nuk mungoi ushqimi dhe se torta e dasmës ishte një sukses mes të ftuarve.

Edhe emisioni “Good Morning America” zbuloi disa detaje nga ceremonia, duke bërë të ditur se Taylor Swift dhe Travis Kelce kishin përgatitur betime personale, të cilat i lexuan gjatë shkëmbimit të unazave.

Sipas gazetarit George Stephanopoulos, çifti mbante në altar “libra të vegjël” me betimet e tyre, të cilat ai i përshkroi si “të sinqerta, të ndjeshme, serioze, por edhe plot humor”.

Edhe prezantuesja Robin Roberts e cilësoi ceremoninë si “shumë intime”, duke vlerësuar faktin që çifti zgjodhi të shkruante vetë betimet e martesës.

Taylor Swift dhe Travis Kelce organizuan një ceremoni madhështore në Madison Square Garden në New York, ku morën pjesë mbi 1,000 të ftuar, mes tyre emra të njohur të muzikës, sportit dhe kinemasë.

Sipas raportimeve, çifti kishte kryer më herët procedurat ligjore të martesës, ndërsa ceremonia në Madison Square Garden u zhvillua në prani të familjarëve, miqve dhe shumë personazheve të famshëm.

Në një detaj të veçantë, Taylor Swift hoqi dorë nga tradita e shoqërueseve të nuses, duke zgjedhur vëllain e saj Austin Swift si “Man of Honor”, ndërsa Travis Kelce pati pranë vëllain e tij Jason Kelce në rolin e “Best Man”.

Mes të ftuarve në ceremoni ishin edhe Selena Gomez, Ed Sheeran, Gigi Hadid, Bradley Cooper, Karlie Kloss, Miranda Lambert dhe shumë figura të tjera të njohura të showbiz-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.