⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.34% ETH $2,245 ▲ +0.8% XRP $1.1673 ▼ -1.24% SOL $89.9900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Dhuna barbare ndaj kreut të PD në Dajç, Ndreu: Policia të zbardhë ngjarjen – Tv Klan

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar sot në 11 maj, në lidhje me dhunën barbare të ushtruar ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike në Dajç, Sokol Toma.

Ndreu shprehet se policia duhet të zbardhë ngjarjen dhe se autorët e dhunës ndaj një anëtari të komunitetit lezhjan duhet të japin llogari përpara drejtësisë.

Ndreu u ndal dhe tek raportimet mediatike, duke thënë se shprehje të tilla si “prerje veshi” vetëm sa shtojnë ankthin dhe disinformojnë opinionin publik.

Reagimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu:

Aktet e shëmtuara të dhunës janë sinjale negative që dëmtojnë dhe ndotin shoqërinë tonë. Dënoj me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur ndaj një anëtari të komunitetit lezhjan.

Kushdo që e ka menduar, organizuar apo kryer këtë akt duhet ta dijë se ligji, herët a vonë, të gjen dhe të vendos përpara përgjegjësisë. Edhe më të papranueshme janë banalitetet mediatike dhe spekulimet për “prerje veshi”, të cilat vetëm sa shtojnë ankthin dhe disinformojnë opinionin publik.

I kam kërkuar drejtuesve vendorë të policisë të bëjnë maksimumin për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë sa më parë.

Lezha nuk mund dhe nuk do të pajtohet kurrë me dhunën, frikën dhe aktet kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë. Kushdo që përdor gjuhë të dhunshme, duhet të ndalë dhe të reflektojë pasi komunitetit lezhjan nuk ka asnjë lidhje me sjellje banale presioni dhe dhunë që herë pas here shfaqen!

Sokol Toma, ish-kryetar i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, është dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmë në 11 maj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak në Kurbin. Disa persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.