☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 90.87 ▼0.47%
ARI 4,524 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $81,118 ▲ +4.18% ETH $2,532 ▲ +5.31% XRP $1.4562 ▲ +6.42% SOL $104.2800 ▲ +3.61%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 90.87 ▼0.47 % ARI 4,524 ▼0.35 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 90.87 ▼0.47 % ARI 4,524 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Kronika

Dhuna në Zvërnec, protestë në Tiranë: Shqipëria nuk shitet!

Qindra qytetarë janë mbledhur pasditen e kësaj të diele para ambienteve të Ministrisë së Brendshme. Protesta e tyre erdhi pas ngjarjes së ditës së djeshme në Zvërnec, ku protestuesit u dhunuan nga rojet private të sigurisë. 

Protestuesit bënë thirrje për mbështetje dhe reagim të fuqishëm qytetar, ndërsa kërkojnë zgjedhjen e kësaj situate nga ana e insitucioneve përgjegjëse.

Aktivisti, Taulant Binaj u shpreh gjatë protestës e cila po zhvillohet në kryeqytet se Shqipëria nuk shitet. Sipas tij, qeveria me ligjet e miratuara prej saj duan që zonat e mbrojtura përfshirë Rrjollin, Kune Vini, Patokun, Karavastanë, Vjosë Nartën, Butrintin t’i shesin.

“Shqipëria nuk ka marrë fund. Është po kjo Shqipëri si në 90. Atëherë kur u mblodhën në shes për të rrëzuar statujën. Janë idealet e lëvizjes së dhjetorit. Po ato idealet e  atdhedashurisë. Të gjithë përfaqësuesit e klasave politike, kam këndvështrimin si ekspert i mjedisit.

Prej 2014 një trajtim i mjedisit si një plaçkë për tu shitur. Shoh që gjithçka ne kemi bërë në shumë vite, shpalljen e zonave të mbrojtura përfshi Rrjollin, Kune Vini, Patokun, Karavastanë, Vjosë Nartën, Butrintin, të gjitha duan të na i marrin duan të na i shesin.

Nuk kanë për ti marrë. Ngjarja më e fundit në këtë strategji kundër natyrës, ka qenë ai ligj i turpshëm i 2024 për zonat e mbrojtura. Skandal i bërë me hile. Qeveria u fsheh pas një grupi deputetësh, Shqipëria u nda me atë ligj për tu shitur. 

Këtë ligj kërkonin oligarkët, që kontrollojnë gjithçka. Kjo nuk është një betejë vetëm për Zvërnecin. Kjo është një betejë për gjithë Shqipërinë. Shqipëria nuk shitet. Prandaj jemi këtu” – tha Bina

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.