Dita Ndërkombëtare e Tolerancës
Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, e shpallur në vitin 1996 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Ky veprim pasoi miratimin e Deklaratës së Parimeve mbi Tolerancën nga shtetet anëtare të UNESCO-s. Deklarata pohon se toleranca nuk është as lejueshmëri e tepruar dhe as indiferencë. Ajo është respekt dhe vlerësim për larminë e pasur të kulturave të botës sonë, format tona të shprehjes dhe mënyrat e të qenit njerëzor.
Toleranca njeh të drejtat universale të njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve. Njerëzit janë natyrshëm të larmishëm dhe gëzojnë të drejtën për të jetuar dhe për të qenë ashtu siç janë, duke respektuar të drejtat universale të njeriut.; vetëm toleranca mund të sigurojë mbijetesën e komuniteteve të përziera në çdo rajon të globit.
Qëllimi i caktimit të kësaj date është promovimi i mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit për diversitetin kulturor e njerëzor dhe lufta kundër diskriminimit, urrejtjes dhe paragjykimeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.