☁️
Tiranë 17°C · Vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 87.04 ▼0.43%
ARI 4,803 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,395 ▲ +1.78% ETH $2,324 ▲ +0.86% XRP $1.4432 ▲ +1.89% SOL $85.8000 ▲ +0.91%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 87.04 ▼0.43 % ARI 4,803 ▼0.53 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 87.04 ▼0.43 % ARI 4,803 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Dizajneri kosovar me super-koncept për Apple iWatch

iwatchSa herë që Apple bëhet gati për lansimin e një produkti të ri, çoftë modelin e ri të iPhone, iPad apo një pajisje tjetër atraktive, atëherë zhvilluesit e aplikacioneve mobile dhe dizajnerët nga mbarë bota aktivizohen dhe bëjnë koncepte të dizajnit dhe funksioneve të mundshme që do t’i ketë pajisja e re e gjigantit amerikan, Apple.
Në shumë raste, Telegrafi ju ka prezantuar koncepte të ndryshme të iPhone apo iPad, të cilat janë bërë nga dizajnerë dhe zhvillues të ndryshëm në botë, ndërsa kësaj radhe, lexuesit e portalit më të madh shqiptar do ta kenë kënaqësinë e leximit dhe vlerësimit të një koncepti të cilin dizajneriLuan Gjokaj e ka bërë për orën e re të mençur të Apple, për të cilën tashmë një kohë të gjatë flitet, dhe publikohen data të mundshme të lansimit në treg.

Në portfolion e Luanit në rrjetin Behance mund të shihen të gjitha pamjet e konceptit të tij për iWatch, dhe nëse ato shihen nga ekipi i Apple, krijuesi i këtij koncepti mbase do të mund të kontaktohet nga prodhuesi i iPhone, për tu zbatuar në ndërfaqen e iWatch.

Në fakt, koncepti i bërë nga Luani është i detajuar, pasi që në prezantim shihet ekrani i iWatch gjatë hapjes dhe mbylljes së orës, shfaqja dhe radhitja e aplikacioneve, leximi i SMS porosive, paraqitja e një numri thirrës në orë, apo edhe grafikat e aplikacionit për përcjelljen e shëndetit të përdoruesit të iWatch.

Nëse shkohet më tej, vërehen edhe propozimet e bëra për njoftimet që i merr përdoruesi i iWatch për takime, mesazhet nga të tjerët, apo edhe hartat për navigim përmes orës së tij të mençur.

Koncepti i Luan Gjokajt në Behance është vlerësuar lart edhe nga anëtarët tjerë të Behance, të cilët vijnë nga vendet e ndryshme të botës, por edhe nga ne, si staf i Telegrafi.com, të cilët i përcjellim shumicën e ngjarjeve kryesore të lidhura me kompaninë Apple, por edhe konceptet e bëra nga të tjerët për produktet e kompanisë më të njohur botërore për produkte me dizajnin unik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.