Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.63 ▼0.09%
ARI 4,182 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,020 ▲ +0.56% ETH $1,731 ▲ +1.79% XRP $1.1145 ▲ +2.04% SOL $81.3200 ▲ +0.93%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.63 ▼0.09 % ARI 4,182 ▲1.35 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.63 ▼0.09 % ARI 4,182 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Opinion

“Do ju djegim të gjallë”!: “Koha e ushtarëve të vdekjes”!

Nga Ylli Pata

“Te muret ndihej që kishte nisur, ndërkaq vdekja. Gjithmonë kuptohej kositja e saj e parë, që i kalonte si drithmë krejt trupit të ushtrisë. Pasta jajo bëhej përherë e më e pandjeshme, gjersa vinte një çast që ushtria sam ë fort pritej, aq më shumë mpihej.

I dinte mirë të gjitha këto, ashtu siç dinte të ndiqte vetvetishëm radhën e gjërave dhe shpeshtinë e njohur të tyre.

Aradhët e jeniçerëve lëvizën, si përherë, hijerënda, duke tundur sipër tyre një qiell të tërë yjsh e gjysmëhënash. Mos i kishte lëshuar pak si shpejt?

Tursun pashai tundi kryet, si të shkundte që andej një lloj topitje. Gjithçka po kryhej me shpejtinë e duhur, veç në kokën e tij ishin krijuar ca pika të ngrira, të cilat krijonin përshtypjen se koha kalonte me ngut.

Gati i habitur, ai ndoqi me sy taborët e zgjedhur të dallkëllëçëve, sikur të mos ishte ai që pak më parë kishte dhënë urdhrin për ta.

Fërkoi ballin me dorë dhe gat isa nuk thirri me zë: kurrfarë nguti nuk ka. Dukej kështu, ngaqë në ajër kishte një lloj etheje.

Ushtarët e vdekjes. Ishin ende në trurin e tij, atje ku niste gjithçka, ata vetë ose, kënga e tyre “Ne jemi dhëndurët e vdekjes”. Atë ditë si kurrnjëherë, e ndjente se sa të ngjashëm e kishte fatin me ta. “Me mortjen kemi një pakt”, përsëriti me vete, ndërsa me zë të mbytur tha:

Serdengjeshtlerët!”

Ismail Kadare-Kështjella.

Në një kthinë, afër një vendi të njohur, shumë të njohur, afër Casa Italia, një operator Call Centeri online, po ndjek serialet epike fantastiko-shkencore për të kaluar kohën si Game of Thrones, ndërkohë në imbox i mbërrijnë frazat që duhet të bombardojë në dronët e tij digjitalë në rrjetet sociale. Nga llogaritë online, që pasword-et i vijnë në orën 9 për tu prishur në 13.00, e më pas të nesërmen do të përdorë fjalëkalime të tjera.

“O kokëcepsh, do të hedhin në kosh”. „Të ka ardhur fundi”. „Je i mbaruar”. „Si në Nepal do ta bëjmë”, „Si në Ukrainë”, „Si në Gjeorgji”. Jo jo, si në Kirgistan! Ku ishte Donaldi, Donald Lu-ja. Ah Kirgistan, njohje e vjetër këtu, vite pa e dëgjuar, flet për një president që hyri në burg e më pas doli dhe u bë President. Por këtë President, një ditë të bukur fillim qershori, na e takoi Bajram Begaj, Presidenti i Shqipërisë, ku u prit me nderime.

Ndërkohë që nga kthina e Rrugës “Pavarësia” në Kashar hidhen në rrjete paralajmërimet e vdekjeve, nga Prishtina, në “Kojshia Show” në RTK, që kontrollohet nga Altin Goxhaj thotë se në Sazan përveç resortit të Kushnerit do të ndërtohet dhe një stacion izraelit metrologjik, po fake sepse aty është Mossadi. Që kërkon të bashkojë e kontrollojë Kanalin e Otrantos.

Po kjo do të zgjasë deri më 2 korrik, atëherë kur do e vrasin Edi Ramën, do ta vrasin shumë veta, sepse është prish pazari. Po do ketë vrasje më 2 korrik.

Ndërkaq, në një nga panelet më me peshë në Tiranë, Ardit Bidos ju tha se do të djegin të gjallë.

Të gjithë vrasin mendjen: ore mirë vapa, mirë edhe se nuk mbajnë më. Po kur përmendet vdekja, atëherë s’ka kthim pas! Çfarë po ndodh realisht?

Mund të ketë shumë skenarë, por më aktuali është Kadare. Janë provuar nga asapët te jeniçerët, helmimi ujit, kali, e metoda të tjera.

Nuk duket se dhanë rezultat, ndaj janë thirrur Serdengjeshtlerët, të fundit që nuk kanë kthim pas, e nuk kanë gjë çfarë të humbin. Sepse ato që kishin ua kanë sekuestruar për evazion fiskal. Po Tursun Pashai, kush është? Ehh, po Osmani në Zvërnec çfarë deshi?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.