🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.37 ▲0.29%
ARI 4,030 ▲2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,321 ▲ +1.99% ETH $2,306 ▲ +2.25% XRP $1.2788 ▲ +1.94% SOL $93.3800 ▲ +1.36%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Dogana e Maqedonisë ndalon shtetasin grek me 124 mijë euro, ia konfiskon mbi 64 mijë euro

Drejtoria e Doganave njoftoi se në pikën kufitare “Tabanoc” është parandaluar një tentativë për transferim të paligjshëm të parave, ku gjatë kontrollit të një automjeti me targa gjermane, të drejtuar nga një shtetas grek, janë gjetur gjithsej 124.250 euro.

Sipas Doganës, personi fillimisht kishte deklaruar 60 mijë euro, duke paraqitur edhe formularin e lëshuar në hyrje të Republikës së Serbisë. Pas një kontrolli të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe një polic i Frontex-it, u zbuluan edhe 64.250 euro të padeklaruara.

“Për shkak të dyshimeve në deklaratën e dhënë, zyrtarët doganorë së bashku me një zyrtar policor të Frontex-it kryen kontroll të detajuar, gjatë të cilit u gjetën gjithsej 124.250 euro. Në përputhje me Ligjin për Operacionet Devizore, personit iu kthyen 60 mijë eurot e deklaruara, ndërsa pjesa tjetër u konfiskua dhe ndaj tij është ngritur procedurë kundërvajtëse para gjykatës kompetente”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.

Dogana bëri të ditur se gjatë këtij viti janë zbuluar 30 raste të transferimit të paligjshëm të valutës, me konfiskim të 820.675 eurove, 141.300 paundëve britanikë dhe 35 mijë dollarëve australianë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.