☁️
Tiranë 33°C · Vranët 18 June 2026
S&P 500 7,508 ▲1.19%
DOW 51,931 ▲0.85%
NASDAQ 26,423 ▲1.54%
NAFTA 74.09 ▼2.53%
ARI 4,276 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,377 ▼ -0.75% ETH $1,750 ▼ -0.31% XRP $1.1701 ▼ -2.38% SOL $71.6700 ▼ -0.73%
S&P 500 7,508 ▲1.19 % DOW 51,931 ▲0.85 % NASDAQ 26,423 ▲1.54 % NAFTA 74.09 ▼2.53 % ARI 4,276 ▼2.42 % S&P 500 7,508 ▲1.19 % DOW 51,931 ▲0.85 % NASDAQ 26,423 ▲1.54 % NAFTA 74.09 ▼2.53 % ARI 4,276 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Bota

Donald Trump pushon kreun e fushatës elektorale. Hillary Clinton kryeson sonazhet

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka pushuar shefin e fushatës së tij elektorale, pas skandalit të ngacmimit të nje gazetareje. Kjo lëvizje e tij, shihet si përpjekje për të fituar pikë perballe rivales Hilari Klinton qe kryeson ne sondazhe.

Donald Trump ka pushuar kreun e fushatës së tij elektorale, Corey Leëandoëski. Sipas komentuesve politikë amerikanë, kjo lëvizje është një zbutje e toneve në sfidën me Hilari Klinton, e cila ka rritur avantazhin e saj pas tragjedisë në Orlando.

Kjo ishte një surprizë pasi miliarderi njujorkez kishte mbrojtur Levandovskin me shumë ngulm perballe akuzave se ka ngacmuar një gazetare gjatë zgjedhjeve paraprake. “E kam thënë dhe e përsëris: do të mbështes Donald Trump në çdo sfidë të tij dhe nëse mund të kem ndonjë rol formal apo informal në këtë fushatë për mua do të ishte një nder”, u shpreh Kori Levandovski.
Largimi I Levandovskit është kërkuar nga Ivanka, vajza e Trump, sëbashku me bashkëshortin e saj Xhared Kushner, i cili do të bëjë karrierë në krah të vjehrrit të tij. Për analistët politikë kjo është një tentativë për tu riafruar me partinë Republikane. Ndërkohë, një i ri që donte të vriste Trump është arrestuar. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar britanik i cili ka pranuar vetë se do vriste kandidatin republican. Gjatë një takimi elektoral në Las Vegas, i riu ka tentuar  t’i rrëmbejë armën një polici që ishte i pranishëm në event, por u ndalua nga forcat e rendit. Ndërsa në anën tjetër, shikohen buzëqeshje në familjen Klinton, që u ka treguar amerikanëve imazhet e nipit të dytë të gjyshes Hilari, Aidan. Një  sondazh i ri, tregon se kandidatja demokrate ka një avantazh prej 7 pikësh në nivel kombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.