“Dorëhiqu… në 2030!” Rama publikon mesazhin ironik të qytetarit: Shqipëria sot respektohet, por realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të dërguar nga një qytetar lidhur me kërkesën nga protestuesit për të dhënë dorëheqjen.
Ne mesazhin qytetarit “Manifesti i (s)dorëheqjes”, i cili, në mënyrë ironike, i kërkon dorëheqjen duke renditur arritjet që, sipas tij, janë realizuar gjatë qeverisjes së Ramës.
Qytetari duke përmendur një sërë zhvillimesh që i konsideron arsye jo për largimin, por për vazhdimin e qeverisjes.
Në tekst thuhet se kryeministri duhet të “dorëhiqet” për transformimin e zonave urbane dhe rurale, ndërtimin e aeroporteve, zhvillimin e turizmit, hapjen e negociatave me Bashkimi Evropian, përmirësimin e ekonomisë dhe rritjen e pagave në shumë sektorë.
Mesazhi mbyllet me “Dorëhiqu… në 2030!”, duke nënvizuar se deri atëherë do të kujtohet për arritjet e tij, ndërsa realiteti mbetet i bezdisshëm për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
“Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme. Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht. Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030! Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”
Postimi i plotë i Ramës
MIRËMËNGJES dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë
𝗠𝗮𝗻𝗶𝗳𝗲𝘀𝘁𝗶 𝗶 (𝘀)𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀!
Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.