Dosja e ‘SHISH’, Bashkimi Europian: Kemi besim të plotë te SPAK
Bashkimi Europian ka përcjellë një mesazh të qartë nga Brukseli për drejtësinë shqiptare, duke shprehur besim dhe mbështetje për SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar.
Qëndrimi erdhi pas pyetjeve lidhur me çështjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier, sqaroi se Brukseli nuk komenton raste individuale që janë ende në proces. Megjithatë, ai ritheksoi qëndrimin institucional të Komisionit Europian dhe besimin te SPAK për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.