🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,540 ▼1.93%
DOW 52,867 ▼0.92%
NASDAQ 24,842 ▼3.47%
NAFTA 89.51 ▲1.58%
ARI 4,113 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $77,594 ▼ -3.55% ETH $2,316 ▼ -4.98% XRP $1.2695 ▼ -4.81% SOL $91.9500 ▼ -6.06%
S&P 500 7,540 ▼1.93 % DOW 52,867 ▼0.92 % NASDAQ 24,842 ▼3.47 % NAFTA 89.51 ▲1.58 % ARI 4,113 ▲0.98 % S&P 500 7,540 ▼1.93 % DOW 52,867 ▼0.92 % NASDAQ 24,842 ▼3.47 % NAFTA 89.51 ▲1.58 % ARI 4,113 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e organit të akuzës për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe lidhjet e saj me biznesmenin e arrestuar Ergys Agasi. Përgjimet e zbërthyera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) zbulojnë komunikime direkte të Agasit me dy shtetas izraelitë lidhur me drejtuesen e inteligjencës shqiptare.

Në mesazhet e zbuluara në aparatin celular të Agasit gjatë ndalimit të tij, ai i shkruan shtetasit izraelit të identifikuar si Shalev I. duke deklaruar për lidhjen me drejtuesen e SHISH-it.

“E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret”, shkruhet në një prej mesazheve të administruara në dosjen hetimore.

Në një tjetër komunikim të dokumentuar nga hetuesit, dërguar shtetasit izraelit Srulik E. K., biznesmeni Agasi pretendon se drejtuesja e shërbimit sekret do të takohej me të për t’i paraqitur prova lidhur me një çështje që ndiqej nga prokuroria.

“Komunikimet e ndërmjetësuara nga Ergys Agasi me shtetas të huaj, (të identifikuar me pseudonimet Shalev Israel dhe Srulik Einhorn Koces), të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e shërbimit sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete të rrezikut se Znj. Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtëkontrollit efektiv të organeve proceduese”, thuhet zyrtarisht në dosjen e SPAK-ut.

Vlora Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Katër ditë përpara se t’i komunikohej masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ajo u mor në pyetje në SPAK si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit mbi lidhjet me biznesmenin Ergys Agasi, i cili u arrestua më 26 gusht për dosjen e AKSHI-t.

Gjatë marrjes në pyetje, Hyseni pati pretenduar se kontaktet me Agasin kishin qenë vetëm për shkak të detyrës zyrtare, por mesazhet e zbuluara nga hetuesit treguan raporte krejt të ndryshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara më 22 korrik në kompleksin “Equos Resort”, SPAK sekuestroi 9 faqe dokumente të dyshuara si sekrete shtetërore, si dhe qindra komunikime mes Hysenit dhe Agasit. Hetimet e organit të akuzës konfirmojnë se nga fundi i muajit qershor e deri në arrestimin e Agasit në Durrës më 26 gusht, mes tyre existonte një marrëdhënie e ngushtë besimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.