🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,540 ▼1.93%
DOW 52,867 ▼0.92%
NASDAQ 24,842 ▼3.47%
NAFTA 89.51 ▲1.58%
ARI 4,113 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $77,594 ▼ -3.55% ETH $2,316 ▼ -4.98% XRP $1.2695 ▼ -4.81% SOL $91.9500 ▼ -6.06%
S&P 500 7,540 ▼1.93 % DOW 52,867 ▼0.92 % NASDAQ 24,842 ▼3.47 % NAFTA 89.51 ▲1.58 % ARI 4,113 ▲0.98 % S&P 500 7,540 ▼1.93 % DOW 52,867 ▼0.92 % NASDAQ 24,842 ▼3.47 % NAFTA 89.51 ▲1.58 % ARI 4,113 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

Kjo është bombola e gazit që dyshohet se mund të ketë shkaktuar shpërthimin tragjik në një apartament në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake të policisë, bombola ishte vendosur në katin zero të ndërtesës, ndërsa gazi përcillej përmes një tubacioni deri në apartamentin në katin e tretë, ku ndodhi shpërthimi.

Mënyra e instalimit të sistemit të furnizimit me gaz është një nga elementet kryesore që do të verifikohen nga ekspertët teknikë, me qëllim përcaktimin nëse ka pasur rrjedhje përgjatë tubacionit dhe në çfarë rrethanash gazi është grumbulluar në banesë.

Dyshimet paraprake lidhen me mundësinë që një rrjedhje e gazit të ketë krijuar përqendrim të tij në ambientet e apartamentit. Në kontakt me një burim ndezjeje, ky grumbullim mund të ketë shkaktuar shpërthimin me fuqi të madhe.

Megjithatë, këto mbeten pista paraprake hetimi. Shkaku i saktë i shpërthimit, vendi ku mund të ketë ndodhur rrjedhja dhe mekanizmi që çoi në tragjedi do të përcaktohen vetëm pas përfundimit të ekspertizës teknike dhe hetimeve zyrtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.