☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.45 ▼0.08%
ARI 4,076 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,041 ▼ -4.45% ETH $2,237 ▼ -6.39% XRP $1.1902 ▼ -8.68% SOL $90.3200 ▼ -5.1%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.45 ▼0.08 % ARI 4,076 ▼0.92 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.45 ▼0.08 % ARI 4,076 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

DUBLIN – Trump: Mund të ndërhyj për të zgjidhur konfliktin për Ishujt Falkland

DUBLIN, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se mund të ndërhyjë për të zgjidhur konfliktin e mundshëm mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës për Ishujt Falkland, duke e cilësuar luftën mes dy vendeve si një “katastrofë të mundshme”.

Ishujt Falkland ndodhen në Oqeanin Atlantik Jugor dhe kontrollohen nga Britania e Madhe, por Argjentina pretendon se i përkasin asaj.

Gjatë vizitës në Dublin, Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse Britania e Madhe do të ishte e gatshme të dërgonte përsëri, forca ushtarake kaq larg, nëse Argjentina do të sulmonte ishujt, siç bëri në vitin 1982.

Trump tha se, në rast të një konflikti të ri, ai mund të përfshihej për ta “zgjidhur” situatën.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës për ishujt janë rritur sërish.

Presidenti argjentinas, Javier Milei ka përsëritur pretendimin e vendit të tij se Ishijt Falkland janë territor argjentinas.

Britania e Madhe, ndërkohë, ka deklaruar se do të mbrojë të drejtën e banorëve të Ishujve Falkland për të mbetur britanikë.

Shumica dërrmuese e banorëve të ishujve dëshirojnë të vazhdojnë të jenë pjesë e Britanisë së Madhe.

Mosmarrëveshja çoi në Luftën e Falklandeve në vitin 1982, pasi Argjentina pushtoi ishujt.

Lufta zgjati pak më shumë se 70 ditë dhe shkaktoi 255 viktima britanike, 655 argjentinase dhe tre viktima mes banorëve të ishujve.

SHBA-ja mban zyrtarisht një qëndrim neutral për sovranitetin e ishujve, por gjatë luftës së vitit 1982 mbështeti Britaninë e Madhe në përpjekjet për rimarrjen e Falklandeve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.