🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,049 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,901 ▲ +1.14% ETH $2,352 ▲ +1.51% XRP $1.3256 ▲ +1.8% SOL $101.8300 ▲ +1.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,049 ▼0.64 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,049 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion.

Gjithashtu gjatë intervistës, Nunaj nënvizoi se tregu i karburantit ka ndikim të ndjeshëm te tregu ushqimor, dhe si rrjedhojë ndikon edhe te kostot e jetesës së qytetarëve.

“Tregu i karburantit ka ndikim të ndjeshëm te tregu ushqimor dhe ky i fundit te kostot e jetesë së qytetarëve. Pra duhet thënë që kontrolli i tregut nuk bëhet vetëm në periudha krizash, por në mënyrë të vazhdueshme sepse abuzimi nuk ka kohë, apo ditë. Por momentalisht kjo rritje e çmimeve të karburante kërkon një kontroll të rëndësishëm. Prandaj nevoja për të ushtruar kontroll dhe monitorim, është e domosdoshme edhe në tregun ushqimor”, tha ajo.

Më tej gjatë intervistës, nënvizoi se duhet monitorim për të shmangur abuzimet.

“Qeveria përmes mekanizmave mund të bëjë shpërndarje të të ardhurave. Konsumatori është aktori më i pambrojtur. Pasi nuk mund të vetëmbrohet duke mos blerë produktin por janë institucionet publike ato që duhet të ndërhyjnë. Por në këtë rast duhet një angazhim për sektorin e bujqësisë. Është një sektor që ka një numër të madh të të punësuarve dhe nga ana tjetër për të rritur edhe më tepër fuqinë e bujqësisë”, tha më tej Nunaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.