Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.03 ▲0.96%
ARI 4,384 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $63,189 ▼ -0.97% ETH $1,877 ▼ -1.03% XRP $1.0085 ▼ -0.44% SOL $75.6700 ▼ -0.93%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.03 ▲0.96 % ARI 4,384 ▼0.82 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.03 ▲0.96 % ARI 4,384 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Durmishi: Mbi 40 milionë euro për vende të reja pune, sipërmarrësi dhe trajnime

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të fundit, miratoi Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2026, me të cilin sigurohen mbi 2,4 miliardë denarë, ose më shumë se 40 milionë euro, për të mbështetur punësimin, sipërmarrësinë dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Në konferencën e sotme për media, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Adnan Ejup, prezantuan masat dhe programet e parashikuara me Planin, i cili sivjet do të përfshijë më shumë se 10.000 qytetarë.

Ministri Durmishi theksoi se Plani operativ paraqet një nga politikat më të rëndësishme ekonomike dhe sociale të Qeverisë, që synon krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen e të rinjve, zhvillimin e sipërmarrësisë dhe sigurimin e përfshirjes më të madhe të kategorive të rrezikuara të qytetarëve në tregun e punës.

“Me këtë plan, investojmë drejtpërdrejt në njerëzit. Sigurojmë mbështetje konkrete për të rinjtë që duan të fillojnë biznesin e tyre, për kompanitë që hapin vende të reja pune, për personat që kanë nevojë për shkathtësi dhe kualifikime të reja, si dhe për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Qëllimi ynë është që rritja ekonomike të përkthehet në mundësi të reja pune dhe standard më të mirë jetese.

Theks i veçantë në Planin operativ është vënë në zhvillimin e sipërmarrësisë dhe vetëpunësimit. Për këtë dedikim është parashikuar mbështetje për mbi 2.000 persona përmes masave të vetëpunësimit, duke përfshirë të rinjtë deri në 29 vjeç, personat mbi 29 vjeç dhe bashkimin e përdoruesve në shoqëri tregtare. Përmes këtyre masave, sigurohen grante deri në 615.000 denarë për themelimin e biznesit të tyre, si dhe mbështetje deri në 1.230.000 denarë për bashkimin e disa përdoruesve në biznes të përbashkët. Me këto mjete, Qeveria investon drejtpërdrejt në hapjen e kompanive të reja, nxitjen e frymës sipërmarrëse dhe krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht në mesin e të rinjve, si dhe mjete për praktikë, trajnime për profesione deficitare, punë publike, ekonomi të kujdesit dhe shtesë për të rinjtë”, theksoi ministri Durmishi./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.