🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.92 ▲0.2%
ARI 3,888 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,260 ▼ -2.93% ETH $1,903 ▼ -2.83% XRP $0.9988 ▼ -0.92% SOL $75.6200 ▼ -4.41%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,888 ▲0.06 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,888 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Formacioni më i vlefshëm i Superiores, 11 lojtarë kushtojnë 6.1 milionë euro

Kategoria Superiore ka formuar një 11-she me vlerë të konsiderueshme në tregun e futbollit. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, formacioni më i vlefshëm i kampionatit shqiptar arrin në një total prej 6.1 milionë eurosh.

Bëhet fjalë për futbollistët me vlerën më të lartë të kartonit në secilin pozicion, të vendosur në një formacion që përfshin lojtarë me eksperiencë, por edhe emra të rinj që kanë fituar vlerësim në treg.

Në portë është Paul Bernardoni, i cili kryeson listën e 11 lojtarëve për nga vlera e kartonit. Portieri vlerësohet 1 milion euro dhe është një nga emrat më të shtrenjtë të kampionatit.

Përpara tij, në repartin e mbrojtjes, janë përzgjedhur Bojan Ilievski, Eljon Sota, Arlind Kurti dhe Gonzalo Gamarra. Ilievski, i cili aktivizohet si mbrojtës i djathtë, vlerësohet 500 mijë euro. Në qendër të prapavijës janë Sota dhe Kurti, përkatësisht me vlerat 450 mijë dhe 400 mijë euro.

Ky i fundit është edhe një prej futbollistëve më të rinj të formacionit, vetëm 21 vjeç. Ndërkohë, në krahun e majtë pozicionohet Gamarra, me një vlerë tregu prej 350 mijë eurosh. Mesfusha përbëhet nga tre futbollistë, ku spikat Alessandro Albanese.

Fantazisti vlerësohet 850 mijë euro dhe është lojtari më i shtrenjtë i formacionit pas Bernardonit. Në krah të tij janë Klevi Qefalija dhe Fernando Medeiros, të dy me vlerën 600 mijë euro. Qefalija është 22 vjeç, ndërsa Medeiros 30, duke sjellë në këtë repart një kombinim të moshës së re me eksperiencën.

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Altin Aliu, Ibrahima Diallo dhe Redon Xhixha. Aliu vlerësohet 500 mijë euro, ndërsa Diallo 450 mijë. Në qendër të sulmit vendoset Xhixha, me një vlerë tregu prej 400 mijë eurosh. Ky repart plotëson një formacion ku vlerat e lojtarëve janë të shpërndara në disa klube të kampionatit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.