🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 09 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,530 ▲ +1.01% ETH $2,484 ▲ +0.22% XRP $1.3922 ▲ +1.16% SOL $109.0000 ▼ -1.49%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Dyshime për spiunazh në kabinetin e Siljanovskës, Prokuroria ka nisur parahetime

Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer një hetim paraprak prej disa muajsh mbi aktivitete të mundshme të paligjshme në Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, të lidhura me dyshimet për nxjerrjen dhe kodimin e të dhënave konfidenciale, njoftoi “Sloboden Peçat”.

Sipas informacionit, Prokurorisë iu dorëzua një kallëzim penal anonim nga një “grup punonjësish të Ministrisë së Brendshme”, i cili pretendon se të dhënat konfidenciale janë kopjuar dhe koduar nga sistemi kompjuterik i Kabinetit, me dyshimin se ato mund të kenë përfunduar te shërbimet e inteligjencës së huaja.

Prokuroria konfirmoi për “Sloboden Peçat” se hetimi paraprak u hap në dhjetor të vitit të kaluar, pas një njoftimi nga Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme.

“Janë lëshuar urdhra për analizën e pajisjeve kompjuterike, telefonave celularë dhe të dhënave elektronike, por ende nuk ka një raport përfundimtar”, tha Prokuroria.

Dyshime shtesë, sipas medias, shkaktohen nga fakti se pamjet nga kamerat e sigurisë në Zyrën e Presidentit nuk janë siguruar ende. Ministria e Brendshme konfirmoi se pajisjet kompjuterike dhe telefonat celularë janë sekuestruar dhe se analiza e provave elektronike është duke u zhvilluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.