🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 51,857 ▲0.37%
NASDAQ 25,364 ▼0.87%
NAFTA 69.90 ▼4.52%
ARI 3,997 ▼3.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $59,654 ▼ -4.31% ETH $1,571 ▼ -5.35% XRP $1.0565 ▼ -4.03% SOL $65.8500 ▼ -4.5%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 51,857 ▲0.37 % NASDAQ 25,364 ▼0.87 % NAFTA 69.90 ▼4.52 % ARI 3,997 ▼3.67 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 51,857 ▲0.37 % NASDAQ 25,364 ▼0.87 % NAFTA 69.90 ▼4.52 % ARI 3,997 ▼3.67 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Europa

E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950

E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta të regjistruara në Spanjë për muajin qershor që nga viti 1950, njoftoi Agjencia Kombëtare Meteorologjike (Aemet), pasi pjesa më e madhe e Evropës është goditur nga një valë e të nxehtit me temperatura të papara për disa vende.Në vijën e parë të frontit të ndryshimeve klimatike në Evropë, Spanja është mësuar me temperatura shumë të larta, por vitet e fundit ka përjetuar valë të të nxehtit me frekuencë dhe intensitet në rritje .

Temperatura mesatare ditore arriti në 28.17 gradë Celsius të martën, pas 28.08 gradë Celsius të regjistruar të hënën, sipas Aemet.Rekordi i mëparshëm u vendos më 30 qershor 2025, me një temperaturë mesatare prej 28.01 gradë Celsius.“Gjatë valës aktuale të të nxehtit, tre ditë renditen ndër dhjetë më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë për muajin qershor”, tha Aemet.

Pothuajse e gjithë Spanja është sot në alarm për temperatura të larta, me disa zona të Andaluzisë në jug, Vendit Bask dhe Kantabrisë në veri në alarm të kuq, duke treguar “rrezik të jashtëzakonshëm”.Rajoni i Kantabrisë në Spanjën veriore madje vendosi një “rekord absolut për temperaturën maksimale, në të gjithë muajt e vitit” me 43.7 gradë Celsius të regjistruar në qytetin e vogël të Tamës. Dukepërjashtuar valën aktuale të të nxehtit, e cila pritet të përfundojë të enjten, Spanja ka përjetuar 78 valë të nxehti që nga viti 1975 , shumica dërrmuese e të cilave në shekullin e 21-të, me një rritje të dukshme të intensitetit në dekadën e fundit, sipas të dhënave të Aemet.

Vera e vitit 2025 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Spanjë, me një temperaturë mesatare prej 24.2 gradë Celsius. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3,832 vdekje iu atribuan valës së të nxehtit në vend midis 16 majit dhe 30 shtatorit 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.