☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 95.93 ▼0.12%
ARI 4,462 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,511 ▼ -0.59% ETH $2,482 ▼ -0.54% XRP $1.3927 ▼ -2.36% SOL $102.1100 ▼ -1.94%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.93 ▼0.12 % ARI 4,462 ▲0.02 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.93 ▼0.12 % ARI 4,462 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, për shkak të mungesës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në seancën dëgjimore, ku në vend të tij ishte i pranishëm zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

Bashkëkryetari i komisionit nga radhët e opozitës, Oerd Bylykbashi, e cilësoi të papranueshme mospjesëmarrjen e drejtuesit kryesor të policisë, duke theksuar rolin e këtij institucioni në proceset zgjedhore.

Është e papranueshme që drejtori i Policisë së Shtetit nuk vjen në një seancë dëgjimore të Parlamentit. Është dokumentuar edhe nga ndërkombëtarët që Policia e Shtetit ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme në procesin e zgjedhjeve. Policia është rikthyer problem për dy arsye: për atë që duhet të bëjë dhe nuk e bën,” u shpreh Bylykbashi.

I të njëjtit qëndrim ishte edhe anëtari demokrat Gent Strazimiri, i cili kërkoi shtyrjen e mbledhjes me arsyetimin se përfaqësimi i policisë nuk ishte në nivelin e duhur.

Nuk duhet të jetë këtu zv/drejtori. Komisioni nuk është seminar. Si mund të vijë një zv/drejtor, madje edhe pa staf? Mbledhja duhet shtyrë,” deklaroi Strazimiri.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i maxhorancës, Damian Gjiknuri, hodhi poshtë kërkesat e opozitës, duke sqaruar se drejtuesit e policisë nuk kanë detyrim ligjor të raportojnë për punën e tyre përpara këtij komisioni.

Ai nuk ka detyrim për të raportuar këtu, është Komisioni i Sigurisë apo komisione të tjera. Ata raportojnë për punën e tyre në komisione të posaçme, ne s’jemi komision hetimor,” tha Gjiknuri.

Sakaq, në fjalën e mbajtur Sokol Bizhga argumentoi se ka qenë ai përgjegjës për aktivitetet zgjedhore në vitin 2025.

Në të dyja rastet kam qenë unë protagonisti që i kam propozuar ndryshimet për Policinë e Shtetit dhe unë kam qenë i autorizuar, kam ndjekur gjithmonë aktivitetet zgjedhore. Drejtori i përgjithshëm ishte drejtues në një qark, kurse unë kam qenë përgjegjësi për procesin zgjedhor të vitit 2025“, u shpreh Bizhga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.