☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,686 ▲0.12%
DOW 52,301 ▼0.12%
NASDAQ 26,254 ▲0.32%
NAFTA 101.49 ▼0.27%
ARI 4,040 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,074 ▲ +0.48% ETH $2,323 ▲ +0.86% XRP $1.3141 ▲ +2.11% SOL $100.3500 ▼ -0.6%
S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 % S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

E thonë në Beograd: Po të ishte Ibrahim Rugova gjallë…

Kryetari i të Majtëve të Serbisë, Borko Stefanoviq, vlerëson se dialogu i brendshëm për Kosovën “nuk është dialog, por monolog i brendshëm i Vuçiqit”, ndërsa kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, ka thënë se “parimisht mbështet idenë për dialog, por me dy kushte”, raportojnë mediet e Beogradit.

“E kam mbështetur në parim dialogun kur e paralajmëroi Vuçiq, por vetëm me dy kushte dhe këto janë – të mos ketë zgjidhje të përgatitur paraprakisht dhe të mos ketë afat të kufizuar”, është shprehur Ivanoviq në tribunën “Nyja e Kosovës” dhe ka shtuar se në dialog do të duhej të përfshihen edhe serbët që jetojnë në Kosovë (e Metohi – siç e ka quajtur ai Republikën e Kosovës, sqarim yni) si dhe Kisha Ortodokse Serbe.

Sipas tij, zgjidhjet e shpejta e të lehta nuk mund të na sjellin kurrfarë dobie. Ai ka thënë se së pari do të duhej të publikoheshin parimet në bazë të të cilave do të zhvillohej debati, si dhe që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të përfshijë në të “shtresat e gjera shoqërore, në radhë të parë intelektualët e pavarur dhe disa institucione”.
Ndërsa, Borko Stefanoviq i të Majtës Serbe u shpreh se “Vuçiq po bisedon vetë me vete me Vuçiqin e vjetër dhe po përpiqet ta bindë Vuçiqin e vjetër se kanë ardhur kohë të tjera”, gazetari i të përjavshmes “Vreme”, Dejan Anastasijeviq, tha se “çdo gjë dihet qysh përpara”.

“Fundi dihet qysh përpara, ai është në linjë me atë që është projektuar më përpara si qëllim i Dialogut të Brukselit, marrëveshje e detyrueshme juridike i cili sipas pritshmërive, në radhë të parë të Gjermanisë, Amerikës dhe të Brukselit do të duhej të shihte dritën deri në fund të vitit të ardhshëm, që është jo reale. Ky është ai përfundimi për të cilin Vuçiq kaherë është pajtuar”, vlerëson Anastasijeviq.

Vesna Peshiq, sociologe, tha se ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq është dashur “ta shfrytëzojë Rugovën i cili ka qenë hapur për bisedime”, që çështja të zgjidhet me marrëveshje, por ky rast është lëshuar.

“Atëherë kemi lëshuar rastin e madh që eventualisht të arrihet ndonjë marrëveshje normale. Po ta kishim bërë atëherë sot me siguri nuk do të ishim në situatën në të cilën jemi”, ka vlerësuar Peshiq.

Ajo ka shtruar pyetjen se cili është plani ynë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe a do të mbesim “shtet jonormal, i papërkufizuar në afat të pacaktuar, meqë Serbia nuk ka kufij”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.