Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.72 ▲1.02%
ARI 4,513 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,404 ▼ -6.17% ETH $1,841 ▼ -7.85% XRP $1.2078 ▼ -5.84% SOL $73.3800 ▼ -8.89%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.72 ▲1.02 % ARI 4,513 ▼0.14 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.72 ▲1.02 % ARI 4,513 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Ekspertët: Nevojitet një sistem i ri i shpërndarjes së subvencioneve bujqësore në Maqedoni

Ndryshimi i sistemit të subvencionimit në bujqësi është i domosdoshëm. Akademiku Taki Fiti rekomandon kalimin në një model të bazuar në autput, në vend të sipërfaqes së mbjellë.

Ndryshimi i sistemit të subvencionimit në bujqësi është i domosdoshëm. Akademiku Taki Fiti rekomandon kalimin në një model të bazuar në autput, në vend të sipërfaqes së mbjellë.

Sipas tij, është e rëndësishme të përcaktohet me saktësi se ku përfundojnë subvencionet në bujqësi, me qëllim rritjen e efikasitetit.“Rekomandimi ynë nuk është që të hiqet subvencionimi; ai është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm. Rekomandimi ynë është të ndryshohet sistemi: të kalohet sipas autputit e jo sipas sipërfaqes së mbjellë, të përcaktohet saktë se ku në fakt përfundojnë subvencionet tek produktet bujqësore dhe që të rritet efikasiteti i subvencioneve, jo vetëm të shkohet te pagesa me para në dorë dhe subvencione, të themi, për blerje mekanizimi, por edhe te masat teknike dhe plehrat etj., sepse ato mund të japin rezultate më të mëdha dhe më domethënëse”, deklaroi Taki Fiti, akademik.

Sipas analizave të akademikut, sistemi aktual i subvencionimit është i strukturuar dobët dhe nuk është e qartë se ku përfundojnë subvencionet.

“Sa u përket subvencioneve në bujqësi, duhet të themi se, sipas mendimit tonë, këtë e thotë prej kohësh edhe shkenca, ne kemi një sistem subvencionimi të bujqësisë të strukturuar dobët, ku subvencionet bazohen në sipërfaqet e mbjella për hektar, e jo në rezultate, pra në autput. Po ashtu, nuk është e qartë se ku në fakt përfundojnë subvencionet, nuk është shumë e qartë, prandaj, në gjithë këtë situatë, subvencionet nuk kanë efekt pozitiv mbi prodhimin bimor”, theksoi Taki Fiti, akademik.

Ndërkohë, dje Rrjeti Kombëtar Bujqësor alarmoi se subvencionet për duhanin ende nuk janë paguar dhe kërkoi pagesë urgjente të tyre. Në njoftimin e vet, ata theksuan se pagesa duhet të kryhet menjëherë, pa asnjë kushtëzim shtesë dhe pa vonesa nga ana e institucioneve./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.