Ekspozitë në Muzeun Etnografik të Elbasanit, kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore
Në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Paligjshëm të Pasurive Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, në bashkëpunim me Muzeun Etnografik të Elbasanit, organizoi ekspozitën “Ruajmë të shkuarën, mbrojmë të ardhmen – Trashëgimia qëndron në vendin e saj”.
Ekspozita solli skica të objekteve arkeologjike dhe etnografike nga rajonet e Korçës dhe Elbasanit. Punimet janë realizuar nga specialisti Florenc Cenolli. Mes tyre u prezantuan edhe pesë objekte etnografike të humbura ose të vjedhura nga koleksioni i Muzeut Etnografik të Elbasanit.
Përmes kësaj nisme synohet të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e pasurive kulturore dhe parandalimin e trafikimit të tyre.
Organizatorët përcollën mesazhin se trashëgimia kulturore nuk është thjesht një objekt, por pjesë e historisë dhe identitetit kombëtar. Për këtë arsye, ajo duhet të ruhet në vendin dhe kontekstin e saj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.