☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 90.93 ▼1.56%
ARI 4,354 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,035 ▲ +1.42% ETH $2,744 ▲ +0.39% XRP $1.5387 ▲ +4.19% SOL $117.2800 ▲ +1.04%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.93 ▼1.56 % ARI 4,354 ▼0.68 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.93 ▼1.56 % ARI 4,354 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Elbasan: Erion Mihallari, 37-vjeç është personi që mbeti i vrarë këtë mbrëmje, gjenden 2 gëzhoja pistolete

Erion Mihallari, 37-vjeçar është personi që mbeti i vrarë këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Ai u qëllua disa herë me thikë në trup, nga disa persona ende të paidentifikuar. 37-vjecari ndërroi jetën rrugës për në spital pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit në qytetin e Elbasanit rreth orës 21 të mbrëmjes së sonte, ku Mihallari sapo ka zbritur nga makina e tij. Ai është rrethuar nga disa persona që dyshohet se i kishin bërë pritë 37-vjeçarit. Sipas dëshmitarëve, ata e kanë qëlluar sapo ai ka zbritur nga makina.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.  Pavarësisht se 37-vjecari ka ndërruar jetë nga plagët e marra nga goditjet me thikë, në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë gjetur edhe 2 gëzhoja pistolete, çka ngre dyshime se mund të jenë përdorur edhe armë zjarri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.