☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,430 ▼ -0.27% ETH $1,583 ▲ +0.34% XRP $1.0620 ▲ +1.31% SOL $72.1500 ▲ +2.34%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Arte

Elvina Gurra: Skena të jep emocion, por pas saj fshihen orë të pafundme pune dhe sfida të shumta

Muzika ka qenë pjesë e pandarë e jetës së saj, në një familje me tradita të forta artistike dhe trashëgimi të pasur muzikore. Pianistja Elvina Gurra në aktivitetin e saj ka ndërtuar një karrierë të suksesshme artistike, duke u shquar për interpretimet e saj në muzikën klasike dhe përkushtimin ndaj pianos.

Në intervistën për gazetën “SOT” pianistja e njohur Elvina Gurra flet për një rrugëtim artistik të ndërtuar me përkushtim, punë të vazhdueshme dhe pjesëmarrje në skena koncertore brenda dhe jashtë vendit. Sipas pianistes Elvina Gurra, sfidat e profesionit janë të shumta, por pasioni për muzikën thotë ajo mbetet forca kryesore që e udhëheq.

Pianistja Elvina Gurra është njëkohësisht edhe pedagoge në Universitetin e Arteve, ku kontribuon në formimin e brezit të ri të muzikantëve. Në vijim të aktivitetit të saj si pianiste, muajt e fundit kanë qenë shumë intensivë për të artistikisht, ku ka realizuar disa koncerte të rëndësishme.

– Një aktivitet i pasur artistik në skena të koncerteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe me përkushtimin e vazhdueshëm ndaj pianos. Si ka nisur rrugëtimi juaj në botën e muzikës dhe çfarë ju shtyu të zgjidhnit pianon si instrumentin tuaj?

Rrugëtimi im drejt pianos ka qenë mjaft organik dhe i natyrshëm. Unë vij nga një familje e madhe artistësh dhe të isha pjesë e artit ishte natyrale. Pianon e zgjodha me dëshirë, pasi luaja shpesh aty. Në shtëpinë time ishin pothuaj të gjitha veglat muzikore.

– Sipas jush, cilat janë sfidat më të mëdha që has një pianiste sot?

Sfidat janë të shumta, sidomos në vendin tonë ku arti jeton në një flluskë të vogël jashtë realitetit dhe nuk gjen mbështetje dhe përkrahje të madhe. Unë personalisht, përveç artiste, jam nënë e dy fëmijëve dhe të qenit e impenjuar edhe me artin, orët e pafundme që kërkon puna jonë dhe në anën tjetër të mundohesh në maksimum të jesh prezent në detyrat e tjera të tua, ka vështirësinë e vet, dhe del në përfundimin që mbasi mbaron një koncert tejet të suksesshëm, mendimi jot i parë është: “Çfarë do bëj nesër për drekë?”.

Sfidat janë të panumërta në vendin tonë të vogël dhe artistët klasikë mbështetjen e kanë minimale. Por pasioni është më i madh se gjithçka tjetër dhe i kapërcen të gjitha. Për mua nuk ka gjë që më ndalon të studioj një program dhe më pas të dal në koncert dhe interpretoj atë çfarë unë ndjej e t’ia përcjell publikut tim.

– Çfarë roli mendoni se luan muzika klasike në edukimin kulturor të të rinjve?

Muzika në përgjithësi ndihmon në zhvillimin dhe edukimin emocional tek fëmijët dhe tek të rinjtë. Dhe pse shpesh mund të mos jetë zhanri që dëgjohet më së shumti, muzika klasike ndihmon në ndjeshmërinë emocionale, përmirëson përqendrimin, ul stresin dhe zhvillon kreativitetin dhe produktivitetin, sepse zhvillon imagjinatën dhe nga ana tjetër krijon një kulturë të lartë artistike muzikore.

– Ju vini nga një familje me tradita të forta artistike. Mund të na tregoni më shumë për historikun e familjes suaj dhe ndikimin, që ka pasur në formimin tuaj si artiste?

Unë vij nga një familje e madhe artistësh, duke nisur që nga stërgjyshi im që krijonte vegla muzikore, dhe deri tek xhaxhallarët e mi që janë instrumentistë të cilët kanë punuar në Opera. Më pas kushërinjtë e mi janë artistë pothuaj të gjithë me profesione të ndryshme. Babai im ka qenë përgjegjësi i veglave muzikore në Universitetin e Arteve. Vëllai im është liutaio (krijon violina). Për mua të jem pjesë e një familjeje artistësh është privilegj dhe nder, por mbi të gjitha është një mbështetje tejet e madhe, pasi kuptojnë botën time, përkushtimin, punën dhe pasionin. Dhe kjo për një artist është fat tepër i madh!

– Gjyshi juaj Muharrem Gurra njihet si një nga kompozitorët më të rëndësishëm të këngës popullore tiranase. Çfarë do të thotë për ju, si mbesa e tij të mbani këtë trashëgimi kulturore?

Mbiemri im është tepër i rëndësishëm vetëm për arritjet dhe suksesin e gjyshit tim. Ai njihet si romantiku i këngës popullore qytetare tiranase dhe për mua kjo është krenaria më e madhe që mund të kem. Ai ka ndikuar tek të gjithë ne nëpërmjet stilit të tij.

Unë jam rritur me të dhe kam mësuar shumë gjëra prej tij, tani që jam adulte i kuptoj dhe i vlerësoj jashtë mase shumë. Qetësia e tij në shtëpi dhe lirikat që ai krijonte në moment shënjuan tek unë dhe të gjithë ne një lloj qetësie shpirtërore, që ishte shumë ndryshe nga çfarë më prezantohej bota jashtë kornizës së shtëpisë sime.

 – Muajt e fundit kanë qenë shumë intensivë për ju artistikisht. Cilat kanë qenë koncertet më të rëndësishme që keni realizuar?

Koncerti më i rëndësishëm ishte ai i dedikuar gjyshit tim, kishte lidhje emocionale dhe ishte realizimi i një pune 5-vjeçare. Do mbetet gjithmonë në zemrën time ajo shfaqje dhe ai publik i përzemërt. Një tjetër koncert i rëndësishëm që unë realizova ishte për Ditën e Europës, 9 Maj, ku në skenë u ngjitën artistë me famë botërore si Linda Helmund nga Finlanda, Giuliano De Angelis nga Italia, Eno Peçi balerini ynë i famshëm nga Opera e Vjenës dhe Joni Osterlund sërish nga Vjena.

 – Së fundmi ju ishit e ftuar edhe në një festival prestigjioz në Itali, në kuadër të 30-vjetorit të tij. Sa rëndësi kishte për ju pjesëmarrja në këtë ngjarje të veçantë?

Ishte një nder i madh për mua të isha e ftuar në këtë event , 30- vjetorin e festivalit Ascoli Piceno, ku unë luaja së bashku me drejtorin artistik të këtij festivali Giuliano De Angelis në violonçel. Patëm një pritje kaq të veçantë nga publiku italian që mua më emocionoi shumë, duartrokitjet nuk mbaronin, duke na rikthyer disa herë në skenë. Një shfaqje, që do ta mbaj gjatë në zemrën time dhe shpresoj për bashkëpunime të ardhshme me to.

– Përveç aktivitetit koncertor dhe si pedagoge në Universitetin e Arteve, ju jeni angazhuar edhe në mbështetjen e talenteve të reja. Si lindi iniciativa për të dhuruar një piano të re për fituesin e çmimit të parë të konkursit EPTA Piano Competition?

Unë kam marrë pjesë tek konkursi EPTA për 13 vjet rresht dhe jam vlerësuar me çmime të para, të dyta dhe të treta. Dëshira për të dhuruar një piano ishte kaq e madhe për shkak, sepse doja t’ju dhuroja atë që çdo pianist i vogël ëndërron – një piano të re, një frymëzim më të madh për të punuar dhe në fund vlerësimi i punës tënde me atë çfarë ti ëndërron më shumë- pianon. Kjo nismë u realizua vetëm fal dyqanit tonë Piano House Albania , që është dyqani i parë me vegla muzikore dhe i vetmi me një akordues profesionist siç është babai im, mjeshtri Ramazan Gurra.

– Jeni pianiste dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, çfarë mesazhi dëshironi t’u përcillni të rinjve që ëndërrojnë të ndjekin një karrierë në muzikë?

Mesazhi im është shumë i thjesht- asnjëherë mos u dorëzoni, zoti na dhuroi një talent dhe një dhunti ekstra me të cilën neve ushqejmë shpirtin tonë dhe të publikut tonë. Mos lejoni që asgjë t’ju shuajë ëndrrën dhe synimet tuaja, mbusheni shpirtin me muzikë të bukur dhe përcilleni atë gjithandej.

 Intervistoi: Julia Vrapi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.