🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.57 ▲1.53%
ARI 4,316 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,740 ▼ -1.91% ETH $2,654 ▼ -2.26% XRP $1.4840 ▼ -4.85% SOL $114.2000 ▼ -2.03%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.57 ▲1.53 % ARI 4,316 ▼0.05 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.57 ▲1.53 % ARI 4,316 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Italia dhe Zvicra sjellin në pranga 2 të kërkuar të drejtësisë, një prej tyre Nderjaku! Interpol ekstradon në Spa

Dy persona janë ekstraduar nga Italia dhe Zvicra drejt Shqipërisë pasi kërkoheshin nga autoritetet shqiptare.

Ndërkohë u arrestua në Itali Erjon Zanaj me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Në Spanjë u ekstradua Alvaro Bishaj i akuzuar si pjesë e në grupi kriminal me bazë në Spanjë gjatë viteve 2019-2020.

-U ekstradua nga Italia, shtetasi Hasan Nderjaku 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Hasan Ndernjaku ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës, si dhe ka investuar në aktivitete të ndryshme, para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Ndaj Hasan Nderjakut u lëshua masa e arrestit me burg në kuadër të operacionit ura .

-U ekstradua nga Zvicra, shtetasi Melsjon Kolaj (Murati), 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 17.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. 28-vjeçari akuzohet se në vitin 2024, në Berat, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka dhunuar dhe kanosur disa herë shtetasin P. Z., për dhënien e një shume parash.

-U ekstradua në Spanjë, shtetasi Alvaro Bishaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike Cannabis Sativa, në Spanjë, gjatë viteve 2019-2020.

-Gjithashtu, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Erjon Zanaj 40 vjeç, lindur në Vlorë, pasi në vitin 2018 është dënuar me 3 vjet burgim, nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vitin 2015, në banesën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.