☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.51 ▼1.24%
ARI 4,037 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,292 ▼ -1.6% ETH $2,326 ▼ -1.91% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.6300 ▼ -2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

EMRI / Tragjike në Angli, shqiptari gjendet i vdekur në rrugë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një 28-vjeçar shqiptar u gjet pa shenja jete në një rrugë të qytetit të Leicesterit. Ai fillimisht ishte gjetur i plagosur rëndë, por se ndërroi jetë gjatë dhënies së ndihmës së shpejtë.

Viktima është identifikuar nga policia si Ervin Lita, i njohur gjithashtu me emrin Ervin Axhami. Sipas autoriteteve britanike, shërbimi i ambulancës East Midlands Ambulance Service njoftoi policinë rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi e gjeti të riun të shtrirë me plagë të rënda në Compton Road. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës, 28-vjeçari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia e Leicesterit ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri tani janë arrestuar dy persona, të moshave 36 dhe 27 vjeç, nën dyshimin për vrasje. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se të dy janë liruar me kusht, ndërsa hetimet vijojnë.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, po kryejnë ekspertiza dhe po marrin në pyetje dëshmitarë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Policia ka ngritur gjithashtu një portal të posaçëm ku qytetarët mund të dërgojnë pamje nga kamerat e sigurisë ose kamerat e automjeteve (dashcam), si dhe çdo informacion që mund të jetë i vlefshëm për hetimin.

Inspektori i hetimeve, Kevin Hames, deklaroi se çështja mbetet prioritet për policinë dhe se një ekip i dedikuar po punon intensivisht për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ai u bëri thirrje të gjithë personave që mund të kenë informacion dhe nuk kanë kontaktuar ende me autoritetet, të paraqiten sa më shpejt, duke theksuar se çdo dëshmi mund të jetë vendimtare për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.