☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.49 ▲2.49%
ARI 4,547 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,986 ▲ +11.79% ETH $2,289 ▲ +19.19% XRP $1.1539 ▲ +14.76% SOL $87.5600 ▲ +13.21%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.49 ▲2.49 % ARI 4,547 ▲0.04 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.49 ▲2.49 % ARI 4,547 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Engel: Kosova parandaloi sulmin terrorist ndaj kombëtares së Izraelit – mund të ishte më keq se në Munihun e vitit 1972

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh anëtar i lartë i Komisionit për Punë të Jashtme të këtij institucioni, Eliot Engel, ka lavëruar Kosovën për parandalimin e një sulmi terrorist të militantëve të grupit Shteti Islamik ndaj kombëtares së Izraelit në futboll.

“I duartrokas autoriteteve të Republikës së Kosovës për parandalimin e një varg sulmesh të planifikuara terroriste nga ekstremistët e ISIS’it, duke penguar një masakër ndaj kombëtares së Izraelit në futboll”, ka thënë Engel nëpërmjet një komunikate, transmeton Gazeta Express.

“Më kujtohet sulmi brutal ndaj ekipit olimpik izraelit në Munih më 1972, dhe druaj se ky sulm mund të kishte qenë po aq i keq ose edhe më i rëndë”, ka shtuar Engel.

“Unë i jam gjithashtu mirënjohës autoriteteve në Shqipëri dhe Maqedoni, të cilat kanë bashkëpunuar me Kosovën për ta parandaluar këtë sulm”, ka thënë Engel.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka vlerësuar se Kosova ka ndërtuar një historik mbresëlënës të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, transmeton Gazeta Express.

“Askush nuk duhet të dyshojë në angazhimin e udhëheqësve në Prishtinë për ta arritur këtë objektiv, dhe Shtetet e Bashkuara janë me fat që kanë një partner si Kosova në këtë përpjekje të rëndësishme”, ka thënë Engel.

Ai ka vlerësuar se “duke marrë parasysh historikun e fuqishëm të Kosovës, është koha të përshpejtohet inkuadrimi i Kosovës në strukturat kyç euroatlantike, përfshirë NATO’n dhe Bashkimin Evropian”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.