☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.62 ▼1.09%
ARI 4,659 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,512 ▼ -0.36% ETH $2,489 ▼ -1.82% XRP $1.4193 ▼ -1.29% SOL $105.9300 ▲ +1.39%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.62 ▼1.09 % ARI 4,659 ▼0.1 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.62 ▼1.09 % ARI 4,659 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

EQL: Vlerësime për mekanizmin e bashkëpunimit ” 16+1″

U zhvillua më 5 nëntor në kryeqytetin leton Rigë, takimi i 5-të i liderëve Kinë-EQL, me temë “Ndërlidhshmëri, risi, gjithëpërfshirje dhe zhvillim i përbashkët”, në të cilin morën pjesë kreu i qeverisë kineze Li Keqiang dhe liderët e 16 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Takimi është komentuar gjerësisht nga qarqe të ndryshme të Evropës Qendrore e Lindore, sipas të cilave “bashkëpunimi 16+1” është i favorshëm për plotësimin reciprok të epërsisë të dy palëve dhe sjell mundësi zhvillimi. Analistët thonë se takimi i Rigës do të nxitë më tej bashkëpunimin e sukseset e përbashkëta të palëve.

Profesori i Universitetit polak të Gdanskit Marcel Burdelski shprehet se “bashkëpunimi 16+1” luan një rol të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Takimi i Rigës do të nxitë më tej bashkëpunimin e palëve dhe mekanizmi “16+1” është një platformë e mirë për krijimin e bazës së përfitimeve të përbashkëta, shton analisti polak.

Burdelski mendon se nisma “Një brez, një rrugë” luan një rol nxitës për bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe është e favorshme për hyrjen e mallrave kineze në vendet e Evropës Perëndimore, njëkohësisht ajo nxit ndërtimin e infrastrukturës së këtyre vendeve, përfshirë dhe Poloninë. Ai mendon se nisma “Një brez, një rrugë” do të ndihmojë në zbatimin e strategjisë së “ri-industrializimit” të Polonisë.

Asistent Profesori i Universitetit Cowan News të Budapestit, presidenti i Qëndrës së Studimevetë Evropës Qendrore e Lindore dhe Azisë, Matura Tamas nënvizon se në kuadër të mekanizmit “16+1”, liderët e vendeve të ndryshme pjesmarrës në këto takike mund të diskutojnë mbi rezultatet e arritura të bashkëpunimit dhe projektet për të ardhmen. “16+1” është rasti i vetëm për nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore, thotë Tamas.

Specialistja e politikave diplomatike e Serbisë, Alexandra Joksimovic thotë se një nga epërsitë e bashkëpunimit “16+1” janë sukseset e përbashkëta midis një vendi të madh si Kina dhe vendeve më të vogla. Kina, si një vend i madh kërkon partnerë bashkëpunimi në rajone të tjera, ndërsa vendet e vogla mund të përdorin shanset që sjell bashkëpunimi me një vend të madh për zhvillimin e mëtejshëm të tyre Ekspertja serbe thekson se investimet e Kinës në Serbi kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e saj.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë Vesna Pusic thekson se “bashkëpunimi 16+1” është një platformë të mirë për forcimin e bashkëpunimit midis Kroacisë, vendeve të Evropës Qensdrore e Lindore dhe Kinës.

Drejtori i Institutit të Sigurisë pranë Univesitetit të Beogradit Ivica Radovic tha se bashkëpunimi “16+1” është një sukses i madh diplomatik i Kinës, në të cilin përfshihen marrëveshjet e ndryshme midis Kinës dhe 16 vendeve. Ky sistem jo vetëm është i favorshëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kinës dhe këtyre vende, por dhe për nxitjen e komunikacionit mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.