🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.27 ▲0.84%
ARI 3,931 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,514 ▼ -2.41% ETH $2,244 ▼ -2.11% XRP $1.2500 ▼ -0.41% SOL $91.4600 ▼ -3.63%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.27 ▲0.84 % ARI 3,931 ▼0.97 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.27 ▲0.84 % ARI 3,931 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur

Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale të Shkupit, do të dalë në terren për të mbledhur mostra dhe për të testuar shpendët e ngordhur për praninë e virusit të Etheve të Nilit Perëndimor.

Këtë për TVM-në e konfirmuan nga AUV-ja, nga ku bëjnë të ditur se ekipi i posaçëm, i formuar javën e kaluar, tashmë ka mbledhur mostra por ato kanë qenë të papërshtatshme për analizë.

“Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbërritur disa raportime nga qytetarët për shpendë të ngordhur. Në këtë drejtim, javën e kaluar u formua një ekip i posaçëm, i cili të premten doli në terren dhe, në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale – Shkup, siguroi mostra nga shpendët e ngordhur. Kontrolli fillestar tregoi se mostrat ishin të thata dhe të papërshtatshme për analizë. Për këtë arsye, nga e hëna ekipi në terren do të sigurojë mostra të reja për analizë.”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga ethet e Nilit Perëndimor deri tani kanë ndërruar jetë pesë persona. Nga Klinika për Sëmundje Infektive bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme nuk janë regjistruar raste të reja të pacientëve të infektuar me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor.

Aktualisht, në këtë klinikë po trajtohen 22 pacientë, prej të cilëve 4 janë në gjendje kritike. Pacienti më i ri është 25 vjeç. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, numri më i madh i rasteve të etheve të Nilit Perëndimor është regjistruar në Itali, Greqi, Spanjë, Maqedoni dhe Rumani. /rtvm2

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.