☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,500 ▼0.67%
DOW 52,141 ▼0.47%
NASDAQ 24,959 ▼1.16%
NAFTA 86.07 ▼0.9%
ARI 4,041 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,530 ▼ -1.49% ETH $2,046 ▼ -3.75% XRP $1.0727 ▼ -1.78% SOL $83.0300 ▼ -3.99%
S&P 500 7,500 ▼0.67 % DOW 52,141 ▼0.47 % NASDAQ 24,959 ▼1.16 % NAFTA 86.07 ▼0.9 % ARI 4,041 ▼1.79 % S&P 500 7,500 ▼0.67 % DOW 52,141 ▼0.47 % NASDAQ 24,959 ▼1.16 % NAFTA 86.07 ▼0.9 % ARI 4,041 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Falsifikim dokumentesh/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dënon ish-anëtarin e KPA, Luan Daci

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shpalli fajtor ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit Luan Daci për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Sipas vendimit, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 12 muaj prove.

Vetë Luan Daci u shpreh se do ta apelonte vendimin pas përfundimit të seancës.

Luan Daci është zyrtari i parë i organeve të Vettingut që përballet me drejtësinë ndërkohë që KPA e ka pezulluar nga detyra menjëherë pasi u mor i pandehur.

Prokuroria kërkoi 1 vit burg për Luan Dacin anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit për të cilin ishte ngritur akuza për falsifikim dokumentesh. Prokuroria e Posaçme e akuzoi Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i Kolegjit të Apelimit.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se gjyqtari i KPA nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997. Në atë kohë Këshlli i lartë I Drejtësisë ka shkarkuar Dacin nga detyra e gjyqtarit, për paaftësi dhe shkelje të ligjit.

Është pikërisht kjo shkelje që nuk e kualifikonte Dacin për të mbajtur statusin e prokurorit ose gjyqtarit dhe për këtë nuk mund të jetë më pjesë e Kolegjit të Posaçme të Apelimit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.