☁️
Tiranë 12°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.25 ▲2.14%
ARI 4,451 ▼2.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,028 ▼ -1.41% ETH $2,121 ▼ -2.07% XRP $1.3848 ▼ -2.44% SOL $89.0400 ▼ -3.65%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.25 ▲2.14 % ARI 4,451 ▼2.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.25 ▲2.14 % ARI 4,451 ▼2.23 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Konfliktet e Lindjes së Mesme sollën rritje të çmimit të karburantëve edhe në Shqipëri.Shtrenjtimi i lëndëve djegëse, një bazë kryesore për punimin e tokave bujqësore, do të sillte kosto shtesë për fermerët shqiptar dhe një zvogëlim të sipërfaqeve të të mbjellave.

Eksperti i bujqësisë, Agim Rrapaj thotë: “Nëse do të rriten çmimet përsëri, humbjet do të jenë të jashtëzakonshme dhe tokat do të mbesin të papunuara edhe tek punimet e tjera. Atëherë do të kemi një situatë krejt ndryshe, shumë të përkeqësuar për sa i përket rendimentit në bujqësi veçanërisht”.

“Më e ndjeshme është në ato sektorë që e kanë më intensive përdorimin jo vetëm të karburanteve, por edhe të energjisë, dhe këtu kam parasysh qoftë bujqësinë në fushë, por sidomos atë në sera. Natyrisht kjo ndikon edhe tek agropërpunimi, që është i lidhur ngushtësisht. Dhe tashmë kjo do të sillet në treg si rritje e çmimit tek produktet e miellit apo produkteve të tjera”, shprehet eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Nëse çmimi i naftës për traktorë nuk ndalet, atëherë shqiptarët duhet të përgatiten për të blerë ushqime më të kushtueshme.

“Duke u rritur kostot, do të rriten çmimet, të cilat më pas do të përfundojnë tek konsumatori”, shton Rrapaj.

Sa kohë nuk janë mbyllur ende ndryshimet në Skemën Kombëtare 2026, ekspertët thonë se Ministria e Bujqësisë ka mundësi të frenojë ngritjen e çmimit të naftës për fermerët.

Gjokutaj thotë: “Të merren masa parandaluese për të bërë një paketë menaxhimi të krizës së ardhshme me kupona, pra për naftën bujqësore”.

1L naftë sot kushton nga 18 lekë më tepër se sa çmimi që tabelat shënonin para përplasjeve mes Iranit dhe Izraelit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.