☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,824 ▲0.65%
DOW 51,498 ▲0.45%
NASDAQ 27,630 ▲0.55%
NAFTA 89.63 ▲0.22%
ARI 4,189 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,560 ▲ +0.24% ETH $2,695 ▼ -0.16% XRP $1.5007 ▲ +0.4% SOL $120.2900 ▲ +0.33%
S&P 500 7,824 ▲0.65 % DOW 51,498 ▲0.45 % NASDAQ 27,630 ▲0.55 % NAFTA 89.63 ▲0.22 % ARI 4,189 ▲0.78 % S&P 500 7,824 ▲0.65 % DOW 51,498 ▲0.45 % NASDAQ 27,630 ▲0.55 % NAFTA 89.63 ▲0.22 % ARI 4,189 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Fetahu i përgjigjet Kurtit: Projektligji për Specialen mund të votohet sot, nuk ka detyrim të pritet 72 orë

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procedurën për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Fetahu ka thënë se pretendimi se Projektligji nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë është “tërësisht i paqëndrueshëm juridikisht” dhe, sipas tij, nuk përputhet me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese në aktgjykimin e 9 janarit 2026.

Sipas tij, afati prej 72 orësh përcaktohet në nenin 85 të Rregullores së Kuvendit, i cili lidhet me procedurën e përshpejtuar. Megjithatë, Fetahu thekson se kjo nuk është e vetmja mundësi procedurale që ka Kuvendi.

Ai i është referuar nenit 123 të Rregullores së Kuvendit, i cili, sipas tij, lejon shmangien nga afatet procedurale me propozimin e së paku gjashtë deputetëve dhe me votën e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.

“Pikërisht ky institut mund të zbatohet për fazën e shqyrtimit të dytë të këtij Projektligji”, ka deklaruar Fetahu.

Avokati i PDK-së ka kundërshtuar edhe krahasimin me 13 ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024, të cilat Gjykata Kushtetuese i kishte shpallur jokushtetuese.

Fetahu, i cili thotë se ka qenë avokat i autorizuar i PDK-së në procedurat kushtetuese lidhur me ato ligje, ka argumentuar se Gjykata nuk i kishte shpallur ato jokushtetuese për shkak të mosrespektimit të procedurës së përshpejtuar të nenit 85.

Sipas tij, problemi kishte qenë mënyra se si ishte përdorur neni 123.

Ai ka thënë se në rastin e ligjeve të 5 dhjetorit, dy leximet ishin zhvilluar brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, ndërsa për faza të ndryshme të punës së komisioneve ishin lënë vetëm disa minuta.

“Gjykata nuk e kontestoi ekzistencën e nenit 123, por ajo kontestoi zbatimin e tij në një mënyrë që e zbrazte procedurën parlamentare nga përmbajtja e saj kushtetuese”, ka deklaruar Fetahu.

Fetahu vlerëson se situata aktuale është ndryshe nga ajo e vitit 2024.

Sipas tij, materialet e Projektligjit për Dhomat e Specializuara u janë shpërndarë deputetëve të shtunën, më 3 tetor, ndërsa leximi i parë është zhvilluar dhe përfunduar të hënën, më 5 tetor.

Ai thekson se deputetët kanë pasur rreth 48 orë në dispozicion për ta shqyrtuar materialin para leximit të parë.

Sipas Fetahut, nëse Kuvendi miraton sot shmangien nga afatet procedurale përmes nenit 123 dhe u siguron deputetëve dhe komisioneve kohë reale për paraqitjen e amendamenteve, shqyrtimin në komisione dhe përgatitjen e raportit për seancë, atëherë nuk ka pengesë juridike që Projektligji të kalojë në lexim të dytë edhe sot.

Avokati i PDK-së ka argumentuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar që në çdo rrethanë duhet të kalojnë 72 orë ndërmjet dy leximeve të një projektligji.

Sipas tij, ky afat lidhet me nenin 85, ndërsa neni 123 ekziston pikërisht për t’i mundësuar Kuvendit shmangien nga afatet procedurale, me kusht që të mos cenohet shqyrtimi efektiv parlamentar.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur se ndërmjet dy leximeve duhet të kalojnë domosdoshmërisht 72 orë në çdo rrethanë”, ka thënë Fetahu.

Ai ka përfunduar se analogjia me ligjet e shpallura jokushtetuese është e pabazuar dhe se, në aspektin juridik, nuk ekziston detyrim që të pritet deri të enjten.

Sipas tij, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të shqyrtohet dhe të votohet në lexim të dytë edhe sot, nëse Kuvendi vendos ta zbatojë nenin 123 në përputhje me standardet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.