☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,507 ▼0.04%
DOW 52,283 ▲0.11%
NASDAQ 25,740 ▼0.38%
NAFTA 86.88 ▲3.01%
ARI 4,145 ▲1.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,971 ▼ -0.48% ETH $1,936 ▲ +0.78% XRP $1.1456 ▼ -1.11% SOL $78.0800 ▲ +0.27%
S&P 500 7,507 ▼0.04 % DOW 52,283 ▲0.11 % NASDAQ 25,740 ▼0.38 % NAFTA 86.88 ▲3.01 % ARI 4,145 ▲1.67 % S&P 500 7,507 ▼0.04 % DOW 52,283 ▲0.11 % NASDAQ 25,740 ▼0.38 % NAFTA 86.88 ▲3.01 % ARI 4,145 ▲1.67 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Kosova

Fetoshi: Rrënimi i objekteve ilegale në Ujman, veprim ligjor dhe me rëndësi strategjike edhe për sigurinë nacionale

Rrënimi i objekteve ilegale në zonën e Ujmanit është veprim në kuadër të sundimit të ligjit dhe ka rëndësi strategjike për forcimin e sigurisë së Kosovës, ka deklaruar drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Arben Fetoshi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Fetoshi tha se reagimet e Serbisë ndaj këtij veprimi kanë qenë të pritshme, duke i lidhur ato me, siç e quajti, strategjinë e “viktimizimit” që ndjek Beogradi zyrtar.

Sipas tij, Serbia tenton që çdo veprim institucional të Kosovës ta paraqesë si të drejtuar kundër komunitetit serb, përmes narrativës së “diskriminimit dhe represionit ndaj serbëve”.

“Reagimet nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën ishin të pritshme, mirëpo në anën tjetër, duhet ta kemi të qartë se Ujmani ka rëndësi të posaçme strategjike për Kosovën dhe në këtë kuadër, lirimi i pronave të uzurpuara është veprim edhe për forcimin e sigurisë nacionale”, tha Fetoshi.

Duke komentuar nevojën për më shumë transparencë nga institucionet e Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë, Fetoshi tha se qasja e Kosovës duhet të ndryshojë, sidomos duke pasur parasysh se Serbia, sipas tij, nuk po tregon gatishmëri për të lëvizur drejt njohjes së Kosovës.

Ai vlerësoi se Kosova duhet të kërkojë nga Serbia pranimin e realitetit të ri gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht nëse Beogradi e njeh apo jo zyrtarisht pavarësinë e saj.

“Çështja nuk ka të bëjë me njohjen ose jo të Kosovës nga Serbia, por me detyrimin e saj që ta pranojë realitetin e ri me shtetin e Kosovës si fakt të kryer”, u shpreh Fetoshi.

Sipas tij, në këtë drejtim, institucionet e Kosovës duhet të ruajnë dhe forcojnë bashkëpunimin me partnerët strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Fetoshi paralajmëroi gjithashtu se, edhe nëse nuk pritet njohja e Kosovës nga Serbia në një të ardhme të afërt, kjo nuk duhet të nënkuptojë pranimin e strategjive që synojnë, sipas tij, minimin e rendit kushtetues dhe stabilitetit të Kosovës.

Në fund, ai tha se stabiliteti në rajon do të jetë më i qëndrueshëm nëse qytetarët serbë të Kosovës e shohin të ardhmen e tyre brenda Kosovës dhe ushtrojnë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe ligje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.